• |
ide | kryesore

Turqi/ Kandidati për zv. president qëllohet me gurë nga mbështetësit e Erdogan

-Instant, Arkiva, Planet



Teksa Turqia po shkon drejt zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare fundjavën e ardhshme, politikanët nga dy palët kanë mbajtur mitingje në të gjithë vendin.

Në Anadollin Lindor, kryetari i bashkisë së Stambollit dhe kandidati për zv. president, Ekrem Imamoglu, është qëlluar me gurë nga mbështetësit e Erdoganit.

Ai tha se si pasojë janë lënduar nëntë persona. Ai po bënte fushatë në Erzurum, një bastion i partisë AK të Presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan. Ndërsa u drejtohej mbështetësve të tij nga maja e një autobusi të hapur, disa anëtarë të turmës hodhën gurë drejt tij.

Opozita e Turqisë ka thënë prej kohësh se zgjedhjet e vendit zhvillohen në një fushë loje të pabarabartë, pretendime të mbështetura shpesh nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Mbulimi mediatik del si shembulli më i dukshëm se ku Erdogan gëzon një avantazh ndaj kundërshtarëve të tij, por faktorë të tillë si përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe interpretimi i dyshimtë i ligjit zgjedhor gjithashtu shfaqen.



1 Comment

  1. Fakte qe Erdogan fitoj jan veprat e tije me shum se asnje lider tjeter populli sheh dhe vlerson veprat jo fjalet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *