• |
ide | kryesore

De Laurentiis i vjedhin pjesët: Giuntoli drejt Juventus, Spalletti mbetet një rebus

-Instant, Sport, Video
Giuntoli



Napoli kampion i Italisë rrezikon të humbasë pjesët më të mira. Nga drejtori sportiv te trajneri, e ardhmja është e gjitha një enigmë për Aurelio De Laurentiis. Cristiano Giuntoli është gati të dorëzohet para interesimit të Juventus, që e ka zgjedhur për ciklin e ri. E presidenti napolitan duket se gjithashtu i është dorëzuar idesë për ta lënë të largohet.

Në ditët në vijim palët do të punojnë për të gjetur një rrugëdalje, edhe pse me AdL befasitë janë rend dite. Gjithësesi, për të mos u kapur i papërgatitur në cdo situatë, Giuntoli te Napoli do të zëvendësohet nga Accardi, aktualisht drejtori sportiv i Empoli.

Lexo më tej: Spalletti është më i vjetri nga trajnerët që kanë fituar titullin e parë kampion: ja kë ka lënë pas tekniku i Napolit

Duhet të sqarohet edhe e ardhmja e teknikut Luciano Spalletti, i cili pret një përballje me klubin. Presidenti përsëriti për median se kishte ushtruar opsionin për ta mbajtur atë në pankinë. Tekniku, nga ana e tij, u përgjigj me një shigjetim. Marrëdhënia mes të dyve, pavarësisht titullit të fituar, duket se është në minimumin e mundshëm. Duket se divorci mes palëve është në ajër, sepse të dy nuk flasin prej ditësh. Madje as festimet për trengjyrëshin nuk e kanë zbutur tensionin. Tekniku toskan, i preferuar nga klubet e huaja, dëshiron garanci për të ardhmen e mbi merkaton, që të qendrojë ende në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *