• |
ide | kryesore

Spalletti është më i vjetri nga trajnerët që kanë fituar titullin e parë kampion: ja kë ka lënë pas tekniku i Napolit

-Instant, Sport
Spalletti



Një karrierë tridhjetëvjeçare, shumë kënaqësi, por Luciano Spalletti arriti të fitojë titullin kampion në Itali në moshën 64-vjeçare. Numri 1 i pankinës së Napolit u bë kështu trajneri më i vjetër që ka fituar trengjyrëshin në historinë e futbollit italian. Në vend të dytë është një trajner që, duke nisur nga fundet e kategorive më të ulëta, arriti te titulli në krye të Juventusit në moshën 61 vjeçare: Maurizio Sarri.

RENDITJA SPECIALE

Në shkallën e fundit të podiumit që kryesohet nga Spalletti është arkitekti i mrekullisë së Sampdorias, Vujadin Boskov. Me bashkëpunimin e kampionëve të kalibrit të Vialli, Mancini dhe Cerezo, ai i dha ngjyrave të Sampdorias të vetmin trengjyrësh në histori në moshën 60-vjeçare. Në vendin e katërt pozicionohet 57-vjeçari hungarez Lajos Czeizler (Milan ’50-’51). Ai është përpara 56-vjeçarit Nils Liedholm (përsëri me kuqezinjtë në vitin e yllit të datës ’78/’79).

Lexo më tej: Video/ Napoli kampion i Italisë mes drithërimave: Osimhen barazon në Udine e shpërthen festën në dy qytete

Po Milan i ka dhënë mundësinë një tjetër trajneri të jetë në dhjetë të parët e kësaj renditje speciale. Pioli vitin e kaluar fitoi titullin në moshën 56 vjet e 7 muaj. Në vendin e shtatë është Helenio Herrera me Inter në sezonin ’62-’63 kur ishte 53 vjeç. Ai ndiqet nga një tjetër trajner i huaj, Sven Goran Eriksson. Suedezi ishte 52 vjeç kur në sezonin ’99/’00 fitoi titullin e dytë në historinë e Lazio. Në vendin e nëntë është njeriu që ishte i pari që i dha bardhekaltërve trengjyrëshin e tyre në sezonin ’73/’74: pesëdhjetë e një vjeçari Tommaso Maestrelli. I dhjeti është Cestmir Vycpalek, xhaxhai i Zeman, që udhëhoqi Juventus drejt titullit të parë të viteve shtatëdhjetë. Në sezonin ’71-’72, në moshën 51 vjeç, një muaj e 14 ditë, ai u shpall kampion me bardhezinjë. Në fund të fundit, përvoja ka rëndësi. E shumë madje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *