• |
ide | kryesore

Berisha thirrje Benet Becit: Ke edhe 48 orë kohë të tërhiqesh nga Shkodra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Shkodrës, të cilëve u kërkoi që më 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Demokratëve shkodranë, Berisha u tha se drejtësia e kapur nga qeveria “Rama”, do çlirohet pas 14 majit.

“Është nder i madh sot të vij këtu te ju për mbështetjen tuaj, për kryetarin e ardhshëm të bashkisë dhe kryetarin aktual, Bardh Spahia. T’u ftoj ju me 14 maj, në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj të Shkodrës, të votoni numrin 1. Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij. Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit.

U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik. Të votoni njeriun, që gjatë një periudhe të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme, bëri gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh. Më 14 maj ne votojmë për qeveritë vendore, por ju garantoj ju se fitoren e 14 majit nuk do ketë forcë në botë që mund ta ndalojë pa i dhënë duart Edi Ramës në kohën më të shkurtër.

Ai ka disa alternativa fatale për të, por unë dua që të jetë vota juaj, të jetë vota e shqiptarëve që do i japë ndëshkimin që meriton. Unë ju garantoj se kjo drejtësi, e kapur si në ditët më të zeza të diktaturës, do çlirohet pas 14 majit. Ne do bëjmë gjithçka që të drejtat e qytetarëve të mbizotërojnë. Më 14 maj është një ditë e dinjitetit tonë, është një ditë e integritetit tonë, e vokacionit tonë perëndimor”, – tha Berisha.

Berisha tha se rivali i Bardhit, Benet Beci ka dhe 48 orë kosh që të tërhiqet nga gara dhe të mos përfaqësojë Edi Ramë në zgjedhjet e 14 majit.

“Më 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët. M’u kujtua Bardh Spahia që qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i cilësoi kundërshtarët si talebanë, por i cilësoi si njerëz me të cilët duhet të negocionte, të bënte edhe kompromise, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën. Ndaj qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë. Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde”, – tha Berisha. /LAPSI.al



4 Comments

  1. Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.

    Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.

  2. Të paktën Rrapushi me çmendurinë e vet, jepte ca lekë e shpresë te njerëzit, kurse ky kudo që shkon mbjell të keqen. Gjuha e tij shumë fyese për inteligjencën, brezin e ri. Jemi në vitin 2023 dhe ky ka të njëjtin artikulim fyes që para 30 vjetësh. Është e paimagjinueshme të shash një njeri që deri dje e ke quajtur hero, e ardhmja e këtij vendi. Sot çfarë nuk i thotë bashkëpunëtorëve të vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *