• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident Baldushk



Një aksident i rëndë automobilistik mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Selenicë të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake nga policia lokale raportohet se një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga.

Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur. Të njëjtat burime thanë se viktima është një grua rreth 60-vjeçe. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi i tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *