• |
ide | kryesore

Përmbytje masive në Turqi, makinat fundosen në gropat masive me ujë

-Instant, Lajme, Planet



Reshjet e shiut në Turqi kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë qytete, veçanërisht në Ankara. Aty janë konstatuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore. Në disa rrugë ka pasur shembje të tyre dhe krijime gropash të mëdha me ujë. Kjo ka bërë madje edhe që makinat të bien brenda tyre.

Një automjet në lëvizje ka rënë në një gropë të madhe me ujë në bulevardin “Çayyolu Angora” të qytetit. Drejtuesi i mjetit u shpëtua me vështirësi nga ekipet e shpëtimit që erdhën në vendin e ngjarjes menjëherë.

Si pasojë e reshjeve ka pasur problematika të mëdha në furnizimin me energjinë elektrike, më ujin e pijshëm dhe kanalizimet, po ashtu edhe me linjat telefonike dhe furnizimin me gaz natyror. Ndërkohë, raportohet se qindra automjete kanë mbetur nën ujë. Ndërsa dëmet materiale shkojnë në disa qindra mijëra euro. Ka pasur gjithashtu probleme me trafikun e mjeteve, ndërsa në zonë janë shpërndarë ekipet e policisë për mbarëvajtjen e situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *