• |
ide | kryesore

Bennacer operohet në gju, tronditet Milan: algjeriani, jashtë fushës të paktën 6 muaj

-Instant, Sport
bennacer



Të paktën gjashtë muaj pushim. Këto janë kohët e parashikuar të rikuperimit për rikthimin në fushë të Ismael Bennacer. Mesfushori është operuar me artroskopi në Lyon në gjurin e tij të djathtë. Lojtari u dëmtua në minutat e para të derbit të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Champions League. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Milan përmes një komunikate zyrtare. Klubi kuqezi ka shpjeguar se “riparimi i lesionit kondral u krye me sukses nga doktori Bertrand Sonnery Cottet”. I pranishëm në ndërhyrje edhe Shefi i Zonës Mjekësore kuqezi Stefano Mazzoni. Sipas asaj që bën të ditur klubi, “kohët e rikuperimit vlerësohen në të paktën 6 muaj”.

Lajm i keq dhe i papritur i cili megjithatë ka një precedent te Milan. Në fakt, para algjerianit, ishte Jack Bonaventura që përfundoi nën thikë për një operacion identik. Bëhet fjalë për vitin 2018 e atëherë, fatkeqësisht, mesfushori u detyrua të qëndronte jashtë për tetë muaj.

Lexo më tej: Telashet nuk kanë fund për Milan: Bennacer duhet të operohet në gju, sezoni i përfunduar

Me pak fjalë, për të parë Bennacer të rikthehet në fushë, ndoshta duhet pritur viti 2024. Me kusht që periudha e rehabilitimit e ajo pas operacionit të shkojë në mënyrën më të mirë. Është e vetëkuptueshme se kjo do ta detyrojë Milan të ndryshojë planet e tyre të merkatos. Kuqezinjtë duhet të mendojnë për një zëvendësim të algjerianit në një repart ku tashmë dukej e nevojshme për të vënë dorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *