• |
ide | kryesore

Telashet nuk kanë fund për Milan: Bennacer duhet të operohet në gju, sezoni i përfunduar

-Instant, Sport
Bennacer



Sikur të mos mjaftojnë dy golat e pësuar në ndeshjen e parë, Milan duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet. Ismael Bennacer, mesfushori i rëndësishëm i teknikut Pioli e mbylli sezonin që tani. Mesfushori kuqezi u dëmtua në startin e ndeshjes së parë të Euroderbit ndaj Inter në gjysëmfinalen e Champions League. Testet e para nxorën në pah një lesion kërcor post-traumatik të kondilit femoral anësor të gjurit të djathtë.

Një problem që do ta detyrojë lojtarin t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik dhe që sigurisht nuk do të lejojë Bennacer të jetë as në ndeshjen e kthimit. Në fakt, Pioli nuk mund të llogarisë më te mesfushori algjerian as në angazhimet e ardhshme sezonale. Sipas asaj që mësohet, ndërhyrja duhet të kryhet të premten ose të shtunën. Pas ndeshjes kundër Inter, Bennacer u largua nga San Siro me paterica.

Lexo më tej: Video/ Dy gola, shtyllë e penallti e anuluar në 15 minuta: Dzeko e Mkhitaryan çojnë Inter një hap nga finalja

Kohët e rikuperimit nuk janë komunikuar zyrtarisht nga Milan, por sezoni i Bennacer përfundoi dje. Pas vetëm një çerek ore lojë makth në derbin kundër Inter, lojtari u detyrua të ndalet. Takimi tani është për sezonin e ri, sepse periudhat minimale të rikuperimit janë të paktën 2-3 muaj. Një problem shtesë për Stefano Pioli, i cili me kalimin e tij pas sulmuesve kishte gjetur një ekuilibër për Milanin e tij. Të paktën deri në derbin katastrofik të mbrëmshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *