• |
ide | kryesore

11.8 milionë euro në vetëm pak ditë, KESH vijon të shesë energji elektrike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fierza.jpg



KESH vazhdon të shesë energji, për të shtatin muaj në radhë, duke rikuperuar humbjet e vitit të kaluar. Vetëm në muajin maj, në arkën e institucionit janë shtuar 11.8 mln euro.

Gjysma e parë e vitit shënon një etapë pozitive në sektorin energjetik. Në këtë periudhë, KESH nuk ka blerë asnjë megavat energji në treg të huaj, duke mos shpenzuar asnjë cent në import.

Përkundrazi, HEC-et e Drinit jo vetëm kanë mbuluar nevojat vendase, por një sasi e madhe energjie është shitur jashtë.

Vetëm në muajin maj, KESH ka arkëtuar, 11.8 mln euro në tri ankande të ndryshme, duke shitur rrymë me cmim mesatar 65 euro.

Energjia elektrike prodhoi një krizë të përgjithshme vitin e kaluar nga thatësira dhe cmimi i lartë, ku vendi u detyrua të shpenzonte rreth 450 mln euro për mbarëvajtjen.

Por që nga mesi i nëntorit, kur nisën reshjet e stinës, Drini ka pasur ujë mjaftueshëm për të dalë nga krizë, por ankandet e KESH kanë rikuperuar financat, por jo aq sa të barazojnë humbjet e vitit të kaluar.

Shqipëria po investon në sektorin energjitik, për t’u bërë një vend i pavarur, por për të arritur këtë synim do të duhen edhe 6 apo 7 vite të tjerë.



2 Comments

  1. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha,jo vet te blej por dhe te shese,kjo quhet ekonomi

  2. SHITENI, SHITENI, VEND VAKEF, PARAJA E DJERSA E POPULLIT, LUME I IKEN, VIDHNI, VIDHNI O PUSHTETARE HAJDUTE.E VJEN NJE DITE QE I LE NE ERRESIRE OSE I RRIT CMIMIN. KETE BEJNE KETA MAFIOZE RILINDAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *