• |
ide | kryesore

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të kalojë në votëbesim. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se do të zbatohet statuti i PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale.

“Me status, kryetari që humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do të ndodhë si me zgjedhje të vjedhur ashtu edhe me zgjedhje të lira. Pra unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie sepse statuti do të zbatohet pikë për pikë.”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim.
Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë.
E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij.
Një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme.

Në këtë kontekst, konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuaj, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’i paraqesin shqiptarëve apo të vënë në diskutim votëblerjen ose përjashtimin e 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.
Në këtë diskutim, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.
Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim të shpifur kundër jush, kundër interesit të secilit prej jush që bëhet me paga marramendëse të narkoqeverisë, e cila pasi bleu zgjedhjet, kërkon tani të shesë mashtrimin e saj.
Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita.
Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike.
Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.
Dhe ky nuk është një proces i lehtë. Duhet ta dini se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull.



30 Comments

  1. ore nuk e ve njeri ne diskutim tjetersimin e votes, po puna eshte qe keshtu thoshte dhe Luli, dhe ai merrte me shum vota. E hoqet se that eshte i shitur dhe me kete llogjik i bie qe dhe ti te jesh i shitur akoma me shum. Problemi kryesor eshte qe ste votuan as demokratet dhe demokratet e vertet as nuk tremben e as nuk blihen. Thjesht nuk te votuan. Nejse, Rama vertetoi qe me ty dhe Like floririn perball e ka te garantuar perjetesin e pushtetit. Lum Rama per ju, do bej cmos te te mbaj ty dhe Like floririn ne sken,se ashtu i intereson.

    1. Ore, nuk e kuptoj sa bashki kishte Bashk fitoi qe i ka humbje thelle.
      A mudet qe te na sqarojne se nuk po kuptojme asgje………….

  2. Nuk po bene heroizem , thjesht eshte me e pakta qe mund te besh .
    Duhet te shkundeni te gjithe dhe mos genjeni veten . Ju edhe primaret ne 30-35 bashki i bete me nje kandidat dhe ata i vendosi Mul Noka si i donte kiri . Ndryshoni gjithçka dhe vendosni rregulla loje , ndryshe mos na rruani kirin se na late ne opozite te perjetshme.

    1. Po ja po te thot qe do ndryshoj.
      Do bej votbesim ne parti.
      Aty do zgjedhin me te mirin, qe tu bej ball gjith hajdutve te votave. Me te mirin e te mirve.
      Me te bukur me te shkathtin. Atij qe s ja fut askush.
      Ca doni me nga berisha?
      Tu jap shpirtin.
      Ai thjesht do veri kanditaturen,
      Po nuk besoj se do ket me te fort, me te bukur, me te shkathet, dhe me vigjilent. Se berisha. Nuk ka, e nuk do ket.

  3. Berisha nje njeri i refuzuar masivisht nga shqiptaret kerkon te votbesohet. Kot lodhet ska nevoje fare te votbesohet e rendesishme eshte qe eshte njeriu me i refuzuar ne Shqiperi. Pd e faltores le ta ballsmos po te duan per ne eshte nje i vdekur politikisht qe spranon ta varosin ata skuthat e PD

    1. Kush do ua fyente nënat e motrat kundërshtarëve politikë dhe cili do iu premtonte atyre nxirjen e fytyrës si këpuca dhe ngrirjen në buzë të buzëqeshjes së fitores së tyre të pamerituar, po të mos ishe ti?

      Po gazetarët dhe deputetët kundërshtarë kush do i zhdëpte në dru dhe rraste në burg aq lehtë dhe aq mirë e bukur sa ti?! Cili burrë shteti tjetër do të guxonte të digjte redaksi gazetash apo vriste protestues në bulevard, përveç teje?Muli tritani vokshi plluqja spaho do zgjedhin salihun,kaq eshte u votebesua,cfare partie eshte foltorja qe nuk e nje gjykata dhe nuk rregjistrohet dot,salihu te beje cfare te doje me foltoren

  4. Ca votbesimi kerkon ti? e mbushe me keshilltar Like floririn me votat e demokrateve dhe per vete more tre krytar bashkie. Demokratet jan me te paperfaqsuar se kurre fal levizjeve te tua. e ke dhjer, jep dorheqejn lere votbesimin se e dim si eshte ai votbesimi ku voton Muli per te gjith. Ik, lere PD te mbijetoj mos e merr me vete ne varr.

    1. Pirdh pirdh se lirohesh Sali!

      Nderro vend e mos rri ulur poshte kondicionerit se te ka fresku nga trute ne menyre frikesuese.

  5. Ti kerko votbesim por largo nga postet drejtuese mul noken me kompani qe po e shkaterrojne PD-ne me intrigat e tyre .

  6. Me teper ishte vjedhje e thene me lezet manipulim, e di kushdo qe votat u manipuluan si kesaj radhe seshte pare. E mbushi shtetin me administrate e fryu ,paguaj ne taksat dhe paguaj administraten e fryre , 180 mije punonjes , te gjitheve u eshte kerkuar vota me detyrim , shto rrethin familjar minimalisht 4-5 persona . Ja votat e PS. Ishte baterdi!

  7. Komente te bera ne vorbul. Jo hik ti, ti e ke fajin, e rrumpalla qe hiqeni si demokrate, e na dilni dhelpra rilindase. Pikerisht ne keto komente ka qene edhe lufta pa fytyre politike e Rames, ne largimin e deni.in e Berishes, e sfumimin ne minimum te PDse, V ariantet ky pushtet i ka ndjekur me perpikmeri, partine e percane, kompromentimi deri ne amerike me para i nje funksionari per ta ber Berishen nongrata, vetem e vetem per asimilimin e partise Demokratike deri diku jane realizuar edhe nga perkrahjae disa komponenteve nderkqombetare,, qe dyshimet jane se jane blereper kete pune.E,,si opinion , behet nje lufte per shkatrrimin e opozites, kjo eshte fitore per kete pushtet te trashegimtareve, e pushtetit te droges, qe mbahen nen strehen e tyre.Demokracia eshte me ne rrezik se kure pasi ky pushtet eshte kapur nga nje dore, por dore TRASHEGIMTARESH.

    1. Te gjith na dolen armiq te popullit e te partis, edhe populli na doli armik i popullit. Po kush ja ka fajin Berishes qe del e u servir Like floririn demokrateve? Kush ja ka fajin Berishes qe del e mashtron si ordiner pa pik turpi me ze e me figur me foton e Joe Walsh, duke i ber nderin me te madh Veliajt? Thirrini mednjes, levizni sa nuk eshte von se PD ka per te perfundu ne varr me Berishen. Problei juaj eshte se ju nuk jen as te djath e as demokrat se as nuk e keni iden cfar do te thot demokraci, ju jeni berishist, ashtu sic ishin enveristet ashtu jeni dhe ju, njesoj, kopje.

  8. Edhe Lulit ja vidhnin dhe tjetersonin votat po prap merrte me shum se Berisah bashk me Meten. Sovrani foli, tani e kan demokratet ne dore, te provojn alternativa te tjera ose te vazdhojn me humbjen e sigurt.

  9. Sec dalin ca ish deputeta ca te PD e ca analist e ca ish te PD dhe i bejn thirrje me te mir Berishes te terhiqet. Un se kuptoj, keta njerez jan kara, jan naiva apo thejsht duan te dalin neper media? A e dini hallin e Berishes apo jo? Berisha nuk ka per tu terhequr kurr e nuk ka per ta leshuar kurr kolltukun e kryetarit deri sa te vdesi. Edhe kur te vdesi do e ler trashegimi ne familje.

  10. Te gjithe ju qe kerkoni me cdo kusht largimin e Berishes, perse nuk e hapet gojen ne 2009 kur Rama humbi zgjedhjet dhe ti kerkonit atij te largohej apo votebesohej, por ne kundershtim me satutin nuk beri asnjehere zgjedhje per kryetar. Eshte kollaj te shohesh qimen ke syri tjetrit dhe te harrosh drurin qe te ka zene syte. Berisha eshte si eshte por anen formale te pakten e ben dhe mos beni krahasime me Luldhim dylberin se beheni qesharake. PD eshte ne opozite sot si rezultat i Marreveshjes famekeqe te 17 Majit dhe po i vuan akoma pasojat e saj pasi i haoi rruge diktatures demokratike.Sillni cilindo politikan te shquar europian apo amerikan te kandidoje perballe Rames prape do humbi pasi ne Shqiperi ska me zgjedhje por vjedhje

    1. po mir o shoku, ca zgjidhje jep ti? Po na thua te mos provojm alternativa te tjera? Pastaj Rama nuk e ksihte humbjen e dhjet. E kishte te paren dhe humbi per ca deputet dhe pa alenancen me LSI, PD nuk vazhdonte dot qeverisjen ne 2009. Berisha (se Luli kukull ka qen) qe nga 2013 e deri sot vec ka kap rekorde humbjesh. Ti ca zgjidhje jep? Te vazhdoj Berisha nga humbja ne humbje deri sa te iki nga kjo bot? Njeriu kurr e shikon qe ne rrug nuk te con ne fitore, provon alternativa, vetem budallai ben te njejten rrug.

  11. Shihni rilindjen, a ka demokraci, statut, hic fare. Jane nje tufe interesaxhish , bandite, drogmene,kodoshe, qe i ve para kryetari me mace eminj , i ofendo me liber shtepie, e prape e falenderojne per demokracin partiake qe transmetojne. Pra merrni shembull nga ky sistem banditesh,gangstere modern qe pushteti i bandave, drogmeneve, hajduteve, na votohet si ne kohen e baballareve te tyre. Pavaresisht se mbi tridhjet perqind e blejne, apo e vjedhin, 200,000 i lene pa emer e pa vend votimi, e keshtu hajdutet e banditet te drejtojne pushtetin Ju kodoshe ku behen zgjedhje keshtu.ju nuk jeni as me Erdoganin ne zbatim te demokracise, andaj falenderoni ata qe jumbrojne veset e shkeljet, vidhni, futni e mbyteni europen me droge, deformoni, tjetersoni demokracine, medalien ua japin si stabilizues te gjendjes ballkanike,,Hani e pini, vidhni ,se kete popull, ata qe ju votojne shesin gra e femi per interes. Fatkeqesi qe nuk u ndreqka, mir thonin, do spiune i ke ne shqiperi, do tradhtar aty i ke, te pa bese, plot, hajdute,drogmeni, PUSHTETI PLOT.

  12. E detyruan shumicen e demokrateve te dal ne zgjedhje pa siglen e PD, e pa komisionere dhe tani thone shkove ne zgjedhje pa komisioner. Ta lene dobicin ne dere mavite mavrite edhe pse dobiçin e pollen vete.

    1. Thoshte i ndjeri Pjeter Arbnori: keta nuk jane socialista, por specialista. Kane 80 vjet qe vetem te keqija i kane sjelle ketij populli.

    1. Ky i revoltes qenka i madh fare. Do me dal partizon me duket. O tyc nuk e shef se Sala nuk frymezon dot as Lirien.

  13. Hahahaha, do e votbesoje Muli, Paloka, Vokshi & co……., se mos nuk ja japin votbesimin se nuk ka me demokraci ne shqiperi. Berishes i shkon per shtat shprehja e te modhit Myslym Alla “xhakete e kthyer”… dhe jo nje here tashme eshte mall gabi.

  14. A ka ndonje pergjigje nga komentuesit per pyetjen :Ku ndryshojne injorantet nga trushperlaret? Pres pergjigje, ju lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *