• |
ide | kryesore

Derbi me pasoja, Colella nuk ka më asgjë në dorë: “E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them”

-Instant, Sport
Colella



“Paraqitja nuk më ka bindur dhe jam disi i nxehur. Nuk është problem rezultati, por problemi është që nuk bëmë atë që duhej të bënim. E motivet përse nuk u arrit, janë të shumta”. Giovanni Colella kërkon të lërë pas shpine barazimin në derbi dhe të mendojë për tre finalet e fundit. Tekniku i Partizanit është e natyrshme që ndihet ashtu, duke qenë se nuk përmbushi dot parakalimin ndaj një kundërshtari në emergjencë të plotë.

E tani, jo vetëm që gjithcka është në duart e Tiranës, por ndaj Vllaznisë tekniku ka humbur edhe Murataj: “Në këtë moment Vllaznia është e rrezikshme sepse kanë humbur ndeshje dhe kanë fituar në javën e fundit. E janë në garë për Europën. Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Kemi të paktën 5-6 ndeshje në të cilat duhej të fitonim. Nga humbja me Laçin, ishim të detyruar të fitonim të gjitha ndeshjet. Por nëse skuadra bën atë që duhet të bëjë jam i bindur se bëjmë mirë. Historia në kampionatin tonë ka treguar se nëse nuk bëjmë gjërat që dimë, është problem”.

KURTHI I PLANIFIKUAR

Një shigjetim lojtarëve nuk ka munguar, i pyetur në lidhje me ndeshjen, nëse duhet të ndryshonte diçka. Kundër shkodranëve sigurisht që ka një plan, por Colella e mban fshehur: “Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. Pikë! E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them”.

Lexo më tej: Titulli kalon nga Laçi, Tirana në shtëpinë e ‘armiqve’ pa Lushkjan: “E ka mbyllur sezonin”

Janë 9 pikë në lojë e dy për ti rikuperuar Tiranës, edhe pse asgjë nuk është më në duart e të kuqve, edhe nëse fitojnë cdo ndeshje. “Ndershmërisht them që në derbi kemi bërë shumë pak për të fituar. Më mirë se të humbasësh, është një pikë. Vazhdojmë përpara. Por duhet të them që edhe nëse fitojmë, duhet të presim të humbasë kundërshtari. Nuk jam shumë i zoti për ta thënë sa shanse kemi por e them që duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe nëse fitonim derbin, do të duhej të fitonim 3 ndeshjet e radhës. Në derbi fatin e kishim në dorë ndërsa tani nuk e kemi më. Kjo është diferenca”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *