• |
ide | kryesore

Përdorte lavazhin për të kamufluar shpërndarjen e koκainës, arrestohet 32-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Mat për shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu përdorte lavazhin që kishte marrë me qira, për të kamufluar veprimtarinë kriminale që kryente duke shpërndarë kokainë dhe kanabis.

Përveç 32-vjeçarit është arestuar dhe një 39-vjeçar, i cili ishte punëtor në këtë lavazh. Blutë njoftojnë se është proceduar penalisht dhe pronari i lavazhit, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një pushkë pa leje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim, doza kokaine, si dhe targa automjetesh shqiptare dhe të huaja që dyshohet se 32-vjeçari i përdorte për të kryer veprimtarinë kriminale



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *