• |
ide | kryesore

The Guardian, sulm i pabesueshëm kundër City e Juventus: “Futbolli në epokën e mashtrimit”

-Instant, Sport
The Guardian



Dënimi i Juventus nga Gjykata e Apelit e FIGC dhe shpenzimet e çmendura të Manchester City janë tema e një artikulli që po bën bujë në Angli dhe në mbarë Evropën. E përditshmja prestigjoze britanike The Guardian akuzon dy klubet dhe flet për epokën e mashtrimit në futboll.

Artikulli i Jonathan Liew godet në mënyrë sensacionale Manchester City dhe Juventus, dominues në kampionatet e tyre përkatëse për vite me radhë. Gazeta britanike kritikoi ashpër pa u kujdesur për fjalët: “Kështu fiton City e fitonte Juve. Ndoshta një ditë do të shikojmë prapa në këtë epokë të karbonit të futbollit me një ndjenjë turpi. Është epoka e mashtrimeve në futboll, e trukuar si në not në vitet e kostumeve speciale“.

Ka vend në shkrimin e të përditshmes The Guardian edhe për procesin që po rrezikon të ardhmen e Juventus: “Epoka e dominimit të tij u krijua nga hiçi, bazuar në vlerësimet e rreme të lojtarëve të tij”. Më pas përmenden edhe skuadra si Neëcastle, PSG, Manchester United: “Autokraci që nuk besojnë në sundimin e ligjit, por në të drejtën për të marrë atë që duan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *