• |
ide | kryesore

Dënimi i Disiplinës prish kontratën e Bekajt me Hatayaspor: 612 mijë euro të djegura

-Instant, Sport
Bekaj



Një javë nga fundi i kampionatit, kur titulli kampion mund të jepte një shtysë më shumë për karrierën, ngjarjet e Rrogozhinës, pas Tirana-Bylis shkatërrojnë gjithcka për të paktën dy nga gjashtë të dënuarit e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nga radhët e Tiranës. Visar Bekaj, portieri gjithnjë i qeshur bardheblu dhe i përfaqësueses së Kosovës është dënuar 1 vit inaktivitet nga të gjitha garat. Komisioni e konsideroi fajtor 26 vjeçarin për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës.

Një tronditje e vërtetë, me portierin që kishte një parakontratë me klubin turk të Hatayaspor me të cilin ishte akorduar për 3 vitet e ardhshme. Sipas asaj që filtron, portieri do të përfitonte një pagesë prej 17 mijë euro në muaj, që e shtrirë n♪7 3 vjet do të vlente 612 mijë euro, të humbura tashmë. Bekaj nuk rinovoi me Tiranën pikërisht për të luajtur në një kampionat më të rëndësishëm. Por planet e kosovarit kanë marrë tani një goditje të rëndë. Edhe pse në mes është periudha e verës, 12 muaj janë shumë. E tani gjërat mund të ndryshojnë, sepse dënimi vlen për të gjitha Federatat anëtare të UEFA-s. Bekaj sezonin e fundit ka luajtur 42 takime, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta e duke e ruajtur portën të paprekur në 15 ndeshje.

E njëjta gjë vlen edhe për Besir Isenin, një lojtar jo i staturës së Bekajt, por 23 vjecar e që ka qenë në xhiron e kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. 24 muaj për të, praktikisht një karrierë e djegur pikërisht në moshën kur duhet të shpërthente. Mbrojtësi ka regjistruar vetëm 7 prezenca në këtë kampionat, por nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë sa herë Shehi e ka thirrur në çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *