• |
ide | kryesore

Britania nis fushatën për shqiptarët: Mos hajdeni me gomone, do dëboheni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Britania



Britania e Madhe ka nisur një fushatë reklamuese sensibilizuese që synon pengimin e shtetasve shqiptarë të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt ishullit.  Reklamat, do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram duke i paralajmëruar shqiptarët se do të përballen me dëbimin e menjëhershëm nëse bëjnë udhëtimin.

Qeveria tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t’i bëjë të qarta rreziqet me të cilat përballen emigrantët. Fushata pason projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili synon të dërgojë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani në një vend të tretë siç është Ruanda.

Projektligji, aktualisht në Dhomën e Lordëve, është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë, përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe moralisht i papranueshëm.

The Home Office has  launched a new advertising campaign aimed at stopping people crossing the Channel illegally

The advert also appears written in Albanian



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *