• |
ide | kryesore

Video/ Festë e çmendur në Lisbonë: 3-0 ndaj Santa Clara dhe titulli i 38 kampion për Benfica

-Instant, Sport, Video
Benfica



Benfica është kampione e Portugalisë për herë të 38 në historinë e saj. Skuadra nga Lisbona mundi 3-0 Santa Clara në javën e fundit të kampionatit dhe iu rikthye titullit të Superligës për herë të parë që nga viti 2019. Golat në ndeshje u shënuan nga Gonzalo Ramos, Rafa Silva dhe Grimaldo. Pas Shqiponjave është pozicionuar Porto, vetëm dy pikë prapa dhe të cilit nuk i mjaftoi fitorja 3-0 ndaj Guimaraes.

Për këtë arritje, kontribuuan përmirësimet e dukshme në mbrojtje, në të cilën futja e qendërmbrojtësit të ri Antonio Silva, në krah të veteranit argjentinas Nicolás Otamendi, bëri diferencën nga sezoni i kaluar. Ndërkohë, përpara Benfica pati një sulm të shpejtë të udhëhequr nga talentet e Enzo Fernández (tani te Chelsea), João Mário dhe Ramos. Të gjithë të përshtatur në mënyrë të përkryer me futbollin sulmues të teknikut Schmidt. Por atij iu desh të priste deri në javën e fundit, pasi një rënie e rezultateve në prill i lejoi rivalëve të Porto të ngushtonin diferencën dhe të ushtronte presion mbi kundërshtarët e tyre. Kështu Benfica pason Porton si kampione e Portugalisë dhe përforcon hegjemoninë e saj me kampionatin e 38-të në histori.

Kaq ka mjaftuar që të nisë festa në sheshet kryesore të Lisbonës. Skuadra është pritur nga një det tifozësh që valëvisnin flamujt, për të përshëndetur heronjtë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *