• |
ide | kryesore

Pas humbjes në zgjedhje, Berisha paralajmëron protesta

Lajme, Të fundit
Berisha



Në takimin e sotëm me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si dhe kryetarët demokratë në disa bashki të vendit, Sali Berisha përshëndeti rezolutën e Parlamentit Europian.

Sipas tij, në rezolutën e miratuar më 24 Maj janë paraqitur problemet më madhore të vendit.

“Së pari ju përshëndes përzemërsisht të gjithë drejtuesit dhe kandidatit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për përpjekjen e madhe që bëtë në një fushatë në kushtet më të pabarabarta. Përgëzoj ata kandidatë që morën mandatin për kryetarë bashkie. Falënderoj nga zemra të gjithë ekipet e kandidatëve, të gjithë anëtarët dhe të gjithë ata që u angazhuan për suksesin e kandidatëve tanë në këtë betejë më të pabarabartën e zhvilluar ndonjëherë.

Para se të ndalem në problematikën për të cilën është thirrur kjo mbledhje, dëshiroj në emër të PD të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili miratoi më 24 maj një rezolutë për Shqipërinë, rezolutë në të cilën janë pasqyruar problemet madhore të vendit, ndaj dhe unë po lexoj deklaratën e mëposhtme.”

Ish-kryeministri theksoi se PE është ndalur në disa pika si: Porti i Durrësit, liria e medias dhe pastrimi i parave në Shqipëri. E për 14 Majin, Berisha citoi se Parlamenti Europian në raport shkruan se aktorët shtetërorë nuk duhet të ndërhyjnë në procesin zgjedhor.

“Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve. Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal. Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike. Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.

Unë dua të falënderoj shumë të gjithë deputetët e Parlamentit Europian, grupin e punës të krijuar në PD me zotin Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Genc Pollo dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në një komunikim intensiv me parlamentarë europianë, arritën të paraqesin situatën dhe problematikat.”

Në fjalën e tij, Berisha tha se kandidatët e këtij koalicioni opozitar siguruan fitoren në kushte mjaft të vështira. Lëvdatat nuk i kurseu as për këshilltarët e opozitës në bashkitë e vendit, të cilët sipas ish-kryeministrit i dhanë fund monizmit në pushtetin vendor.

“Dua të kthehemi te qëllimi i këtij takimi, ajo çka mund të them në terësi, ju si kandidatë keni bërë një punë shumë serioze, keni qenë të vetmit që paraqitët alternativë të vërtetë për problemet e bashkive tuaja, u dëshmuat njohës shumë të mirë të të gjitha problemeve, studiuat me interes të madh dhe paraqitët zgjidhje për keqqeverisjen dhe një alternativë shumë të mirë për të ardhmen. Bëtë një fushatë serioze, dinjitoze, qëndruat të gatshëm në çdo rast për transparencë dhe ballafaqim me rivalët tuaj politikë, gjë e cila kam bindjen se është një detyrim i çdo kandidati dhe çdo politikani që merr pjesë në fushatën elektorale. Në këto zgjedhje natyrisht rezultati është larg atij që pritej e ju meritonit.

Por, përsëri duhet të shtoj se beteja jonë kishte qëllimin më madhor rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore pasi për fatin më të keq PD në një kontribut anti historik kishte braktisur zgjedhjet e 2019-ës. Sot në mbarë vendin, në të gjitha parlamentet lokale ka një opozitë prej qindra këshilltarësh, të cilët i përgëzoj si për punën dhe për misionin që kanë. Opozitë që i jep fund në aspektin parlamentar lokal monizmit të plotë që ekzistonte, opozitë që ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka për të nxjerrë para publikut grabitjen e papërmbajtur të pasurive nga qeveritarët në kurriz të varfërimit gjithnjë e më të tmerrshëm dhe përzënies.

Nëse nuk kishim asnjë zë dhe gjerë para 14 Majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund. Përveç kësaj në disa bashki, fituan kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe jam i bindur se këta kryetarë bashkie do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe, me qytetarin e për qytetarin. Këto janë disa nga arritjet e kësaj fushate, por theksoj se arritja më e madhe qëndron në faktin se një përpjekje mafioze shqiptare dhe ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare dështoi në mënyrën më të turpshme”, deklaroi Berisha.

Teksa ka folur për gjithë procesin zgjedhor të 14 Majit dhe manipulimet që janë bërë sipas tij, Sali Berisha deklaroi se opozita do faktojë çdo pretendim.

Sipas kryedemokratit, për sa kohë qeveris Edi Rama nuk mund të garantohen zgjedhje të lira.

“Qëllimi është rikthimi i votës së lirë te shqiptarët dhe votë të lirë me Edi Ramën kryeministër nuk ka. E kemi thënë dhe do e themi, nuk do tallemi me veten tonë. Si misionarë duhet të përgatitemi krahas përpjekjeve për një analizë sa më serioze të problematikave tona të brendshme, që të ngremë partinë në një nivel tjetër administrativ, të përtërimë siç erdhët ju me primaret, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.

A e kemi bërë ne këtë? Jo. A e ka bërë për PD? Jo. Nëse në vitin 2021 në prill, të cilat ishin zgjedhje politike, PD do mbronte votën, do derdhej në rrugë, këto probleme që ndodhën, nuk do ndodhnin kurrë në këtë shkallë. Por PD nuk e bëri këtë. Nuk e bëri as në vitin 2019. Tani nuk mund të qëndrojmë vetëm në fushën e fjalëve. Vlerësoj çdo propozim për përmirësim maksimal të punës sonë. Por ju garantoj se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Ndaj dhe ftoj çdo demokrat, t’i drejtohet fibrës së tij politike, ndërgjegjes së tij politike, të mos harrojë këtë gjë”, deklaroi Berisha.



23 Comments

    1. Dhe përqafuan tomën qifen ramën dhe veliajn

      Një urra për bandat, dhe narkoshtetin e ridhjerjes.

      Vetëm përpara drejt rritjes së çmimit të energjisë. Ju bythwirat e fugës e keni qejf karin , edhe rama karin ju jep

      1. ca te besh keshtu eshte kur duhet me zgjedh midis Tomes dhe Like floririt, zgjedh ate qe te jep me shum pare.

      1. o Qim Peka, ik se na cave karin, nga mengjesi deri ne dark duke u car karin te tjereve, ik o kar krijo nje jet per vete.

  1. OTirons,nese je, ku ke jetu ne kohen e babes te ketijKM, si ke qene e ku je sot.Shkrues tirons me at menijen tate nuk gje, po ma han menja do kesh qen me biografi spiunesh, e sot na qeke patronazhist qi na boke pjese,,,ke birat e kurvit.

    1. Une tironci dhe paraardhesit e mi kemi qindra vjet qe jetojme ne Tirone.
      E di pse jam totalisht kunder Berishes, Rames e Metes, sepse kam urryer regjimin e Kristaqit te Rames dhe sekretari te partise se enverit Berisha. Jam kunder sepse Berisha na masakroi pronat, dhunoi territorin me ndertime pa leje dhe shpiku aktin kriminal te legalizimeve, lejoi fajdet, e coi vendin dhe shtetin ne katastrofen e 97, shkaterroi ushtrine dhe administraten, beri ekonomi kjoskash , beri Gerdecin, 21 janarin. Dhe e fundit ai dhe Meta sollen dhe po e mbajne autokratin pervers Rama ne pushtet.

  2. Ore e ka then saliu…. Ne shtator do bej namin.
    Ja erdhi shtatori. Gjeni vrim e futuni. Se po e tha saliu eshte e vdekur. A tha qe do ta fus ne vrym te miut ramen keto zgjedhje…. E beri.

  3. Si tha Sala sot? Nuk u jap prova per manipulimin, kush kerkon prova eshte ne sherbim te mafjes tha Saliu. o Sali po kur te akuzuan ty per hajdut me gjith familje dole e bertisje lart e posht ku jan provat. Tani qe akuzon ti per vjedhje, kur te kerkojn provat thua jeni me mafjen ngaqe kerkoni prova. Tani e dim qe Rama ka perdor administraten, bandat, koncesionet, parte e krimit, po gjithsesi duhen provat. Ashtu si e dim qe dhe ti ke vjedh i ke qi ropt, ste mbarojn kurr ato para, me telvizione familjare me fatura qe ti paguan dhenberi, je vetdenoncuar le te themi. Po prap edhe per ty, pa patur prova ste fut njeri dot ne burg. Ja keshtu eshte. Pervec dumbabistave, te gjith te tjeret e kan kuptu qe pa ik ti nuk iken Rama. Provoje njeher te terhiqesh me vertet (jo me gjasme sic bere ne 2013) dhe kemi per ta par. Ti je ber problem per demokratet, se shqiptaret ta kan heq vizen, po demokratet qe kan para mbretin lakuriq e qe bejn sikur nuk shikojn. Dole e kercenove votuesit, the te behet me detyrim, me nje fjal te detyrohen te me votojn mua pak a shum. Pervec Rames qe e ka gjithmon fajin, kesaj here e kishin fajin dhe Rama, dhe votusit, dhe gazetaret (qe te nxirrnin me shum ty ne tv se Ramen edhe pse nje person pa parti dhe non-grata, po me shum pare). Vetem ti nuk ke asnjeher faj, palaco.

  4. Maskarejt kur nuk kane argumentebanalizojne mendimin.Per kete nuk ka faj Berisha, por iditi KM qe kemi. Persa i perket ,,,tironcit, eshte ne lufte me te gjithe, dhe me asnje, atehere kush do na ndreqe, ky pushteti i trashegimtareve bandite, hajdute, qe edhe keta me shume nga ato qe thote zotrote jane perbindesha te te gjitha fatkeqesive qe ke rrjeshtuar, por duket se anon pak sa me keta kulishe, perderi sa ke dhjete vjet me bemat e ketij pushteti mafioz, e nuk i ben qofte nje peniciline. Kjo eshte puna e ashtu si ti e mendo. Inshalla po ti ploteso hajduti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *