• |
ide | kryesore

Vuçiç në CNN: Kurti flet për veten kur i quan serbët fashistë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në CNN për situatën dhe ngjarjet në veri të Kosovës. Ai është i është përgjigjur edhe deklaratës së kryeministrit Kurti që i cilësoi serbët që shkaktuar trazira si “milici fashiste”, por sipas Vuçiç kjo flet më shumë për vetë Kurtin.

“Dua të them vetëm se fjalët e tij, gjithçka që dëgjuam nuk ishin vetëm akuza të forta, por edhe ofendime nga Albin Kurti. Gjesti i tij flet për moszbatimin e marrëveshjes së mëparshme. Serbët duan mbrojtje për veten dhe të dashurit e tyre. Le të jemi të qartë.

Dy gjëra janë të qarta. I ftuari juaj foli për faktin se ajo që ishim marrë vesh nuk u zbatua. Ai flet për moszbatim, por Beogradi zbatoi gjithçka, që nga marrëveshja e parë në vitin 2013. Dhe Prishtina kishte vetëm një detyrë, ta mundësonte Asociacionin dhe nuk e bënë dhe nuk do ta bëjnë” – tha Vuçiç.

Ai komentoi edhe zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës ku mori pjesë vetëm 3% e popullsisë së veriut. Vuçiç e pyeti gazetaren nëse kishte dëgjuar ndonjëherë për zgjedhje të tjera “legjitime dhe legale” me një pjesëmarrje kaq të ulët.

“Ai (Kurti) i quan 97% të njerëzve në veri fashistë, kriminelë, nacionalistë ekstremë, njerëz të shantazhuar apo të korruptuar. Që kur Kurti ka ardhur në pushtet, kemi regjistruar qindra sulme me motive etnike, 353 sulme. Vetëm nga fillimi i këtij viti ka pasur 5 të shtëna kundër popullit serb, ku viktimat ishin serbë, 6 përfshirë atë të djeshmen.

Këtu përfshihen edhe dy fëmijët që u plagosën. Këto janë sulmet më të mëdha ndaj serbëve që nga viti 2008 – tha presidenti i Serbisë duke mohuar akuzat se shantazhoi serbët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Vuçiç u mbrojt se ai u ka kërkuar gjithmonë serbëve të protestojnë paqësisht.

“Na vjen keq që ushtarët e KFOR-it janë lënduar dhe këtë e kemi bërë të qartë. Pavarësisht gjithçkaje që ndodhi dy ditë më parë, kur një serb u plagos me dy plumba dhe ende nuk e dimë se si do të shkojë. E kemi pranuar që ka pasur edhe ushtarë të plagosur, e kemi thënë menjëherë.

Serbët protestojnë në mënyrë paqësore. Mjekët, infermierët, profesorët po protestojnë paqësisht. A i ka shantazhuar dikush ata njerëz? Jo, ata vetëm duan që ROSU të tërhiqet, dhe kryetarët ilegalë të tërhiqen” – tha Vuçiç që theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është në tavolinën e diskutimeve.

“Ne njohim vetëm Kartën e OKB-së dhe kjo është gjithçka që njohim. Por ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë zgjidhje kompromisi. Dhe kjo është ajo që ne kemi bërë gjithmonë. Pyetja është pse dikush dëshiron të përshkallëzojë situatën.

Kam dëgjuar që në media të ndryshme thuhet se Serbia do të sulmojë me urdhër të Putinit. Dhe sigurisht, kjo nuk ndodhi – tha Vuçiç që u shpreh shumë i kënaqur me deklaratat e Anthony Blinken. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Mirë e ka vuçiç qe e menderos cnn.
    gazetarja e cnn ngjan si uturak fevziu. Ku çdo politikan shkon me pyetje gati dhe i fut një të dhjerë për qejf mu në studio e mu në fevzi.
    Vuçiç dhjeu në cnn. Me siguri ka

  2. Mirë e ka vuçiç qe e menderos cnn.
    gazetarja e cnn ngjan si uturak fevziu. Ku çdo politikan shkon me pyetje gati dhe i fut një të dhjerë për qejf mu në studio e mu në fevzi.
    Vuçiç dhjeu në cnn. Me siguri ja ka mundësu dhjerjen e njëjta dorë që mundësoi ramën kur shau trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *