• |
ide | kryesore

Video/ Shehi si Mourinho, nuk lejon t’i vendosin medaljen e të dytit: lojtarët reagojnë njësoj

-Instant, Sport, Video



Sezoni nuk u mbyll ashtu si mendonte Tirana dhe pas titullit të humbur mes një mijë polemikave me atë penallti ndaj Bylis, erdhi edhe humbja e Kupës së Shqipërisë. Tirana u mposht në finale nga Egnatia, në një ndeshje të luajtur nga minuta e 25′ me 10 lojtarë dhe e vendosur me një penallti të pritur fillimisht nga Lika, i mundur në goditjen e dytë. E atëherë pakënaqësia dhe zemërimi ngritën krye te Orges Shehi dhe lojtarët e tij.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve, trajneri Shehi nuk lejoi zv/presidentin Lutfi Nuri tia vendoste në qafë. Gjesti i teknikut, që e largoi medaljen e të dytit me dorë, u pasua edhe nga të tjerët, mjaft të mërzitur dhe që treguan në mënyrë demostrative se për ta ky sezion iu vodh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *