• |
ide | kryesore

Basha: Berisha është shqetësuar nga dalja ime

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Basha, Ruse



Në takimin e zhvilluar në Kamëz, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha tha se janë të shqetësuar nga dalja e tij dhe kërkesat kryesore të tij për vettingun politik, listat e hapura si edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit.

“Nuk është shqetësuar vetëm ai nga dalja, por shumë të tjerë. E kanë monopulizuar debatin publik dhe duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Unë kam vetëm pak ditë që flas për të gjitha problemet dhe thelbi është që vendimmarrja t’i kalojë qytetarëve. Këta duan monopol mbi politikën, median , ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet i atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, tani duhet t’i japim zë shumicës së shqiptarëve. Ky është angazhimi im dhe për këtë kam dalë të flas me qytetarët, për listat e hapura sepse vendosni ju, vettingu politik u djeg sepse duan të shajnë pa shkuar më tej, pa hapur letra. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua dhe jo me ata të tre. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe të atyre dhe të shohim a i justifikojnë apo jo. Ky është Vettingu i politikanëve. Këtë se duan sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon , apo futet dikush tjetër që nuk nda agjendën e tyre. Por unë jua përsëris: A janë për vettingun politik, listat e hapura , për kufizimin e mandatit të kryeministrit, po apo jo? Sa për avazin e vjetër, po mundohet të heqë vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit me sulmet ndaj meje.” 

Basha deklaroi se politika e vjetër, luan lojën e saj dhe se nuk është e angazhuar t’u shërbejë qytetarëve, por synon vetëm pushtetin.

“Ulni thikat, ai që i ngriti i pari. E kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë. Rama vjen dhe hedh valle me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh”, tha Basha.

 



27 Comments

    1. ore ujku po an tufen ti merresh me bashen.

      fatosi ku e gjeti ramer urave ne parsi tu u shkely, pse nuk e le atje, po vajte na e solle

    2. Tani do na thote dikush perse duhet te votojme berishen, bashen apo ramen. Ka dicka qe mund te bejne per popullin apo vk pune kolltuqesh e perfitimesh..

  1. Po ky Basha pse e dha doreheqen ? Po tani pasi i futi nje sy gjume po del te turbulloje perseri ujrat , a thua ja harrojne demokratet sjelljen prej idioti kur blindoi seline e sa e sa idiotozma te tjera ku eshte shfaq

  2. Më saktë, Njerëzimi është shqetësuar nga “Dalja jote”!!!!

    POR JO SHOQJA YURI ……

    HAHAHAHAHAHAHAHAHA

    1. Ti mor Bashë vazhdo t’i shërbeshë Ramës se atë detyrë ke marë nga ai.Sa për Berishën që thua është shqetsuar,mos ja ki merakun.Ka parë shumë më mirë se ty dhe ti para atyre në një zero.

  3. Ka thene malcori, kush nuk levdon vehten, i djegte kasollja. Kete Bashen nuk mund ta quash as bole se do ishte fyerje per bolen e shkrete. Ky eshte personazhi me idiot ne qe Shqiperia ka patur qe ne kohen e fiseve ilire…

  4. Po ku ke mbeshtetje ti o Lul? Edhe ato te rinjte qe dalin me zor jane te punesuar tek Erion Isufi (kunati)! Ti je kukull Saigoni, naten takohesh me Taon neper apartamente mikeshash! Ju a la lojen Alibeaj, s’mbajti më! Per mendimin tim Saliu duhet te duroje dhe 2 vjet se ju te gjithe si deputete te vules nuk do zgjidheni me ne zgjedhjet e ardhshme, qe nga Jorida, Bardhi, Salianji me shoke! Jeni pa pike fuqie te PD e ri-themeluar prandaj i fryni temes se bashkimit por bashkim me ju nuk ka o karta te djegura!

  5. Këto projekte për reformimin e politikës shqiptare Basha i ka shprehur publikisht, si në parlament, në mediat dhe në fjalimet e tij gjatë protestave të fuqishme të PD.
    1.- Votimi me lista të hapura në zgjedhjet kombëtare e vëndore.
    2.- Një antar një votë për lidershipin partiak.
    3.- Mandati i një kryeministri të mos jetë më i gjatë se 8 vite.
    4.- Kushtëzuar nga numuri i vogël i popullsisë, Shqipëria duhet të ketë një parlament jo më të madh se me 100 deputetë, e bile edhe më pak nëse krijohet edhe një senat i vogël.
    5.-Gjykata kushtetuese të zhvlerësojë vendimin e mëparshëm të marëveshjes Rama-Berisha, që i bën kryetarët e partive fituese të zgjedhjeve me kompetencat e fuqishme diktatoriale, e të krijohen mundësitë ligjore të ballancimit të pushteteve midis opozitës e mazhorancës.
    6.- Ashtu si u veprua me ligjin e dekriminalizimit të vazhdohet që edhe në politikë të kryhet vetingu.
    7.-Qeverisje kolegjiale e shumicës e jo vendimmarje e vetëm një njeriu.

    A nuk do të ishte më e drejtë që komentuesit, në vënd që të bullizojnë me sharrje rrugaçërore Bashën, tëmernin sejcilën nga këto projekte politike i ti analizonen me kapacitetet e tyre intelektuale, qofshin edhe minimale.

    1. Po more po ,Basha ka te drejte per te gjitha ato por vetem teorikisht.Nuk ka dale kot shprehja: Mos i shih gunen por shihi punen.A ju kujtohet “ Republika e re” disa vjet me pare ? Pati nje perkrahje jo te vogel jo vetem brenda Pd por edhe nga shoqeria e c’u be me te? Nje vrime ne uje.U be ujdia Rama-Basha ( e fshehte) ku perfituan keta te dy,njeri pushtetin e tjetri ? …Nuk numurohen premtimet e pambajtura te tij,e pse duhet ta besojme kete here? Ky eshte nje i vdekur i pa kallur ne dhe( politikisht)

  6. Berisha nuk ka lënë akuzë pa bërë kundër Bashës, por më habit qëndrimi i mefshtë i këtij të fundit.
    Që të fitojë besimin e demokratëve e të shqiptarëve, Basha duhet më së fundi të japë përgjigje të hapura publikisht të gjitha këtyre akuzave që treshja e Këndit të Bermudës i kanë huazuar nga njeri tjetri për ta denigruar ate sa më shumë.
    Nuk është këtu fjala që ai të bjerë në llumin e retorikës së baltosjes, por duhet të skjarojë publikisht mardhëniet e tij me këta të tre.

  7. Pergjigje per ju dashamiresit e Basha genjeshtarit! Programi qe lexon ai eshte krejtesisht e kunderta e veprimeve qe ben realisht! 1. Nuk ben votime me lista te hapura ai malli juaj por vendos ata qe i paguajne parate te kunati! 2. Nje anetar nje vote thoni, skeme e sfumuar qe kur listat e anetaresise i perpilon ai si i do qejfi kunatit! 3. Nqse do vinte ndonjehere ne pushtet do gjente forma si kjo doreheqja ku vazhdonte te ishte kryetar ne letra, dhe nga KM nqse behej ndonjehere me fycka si Tabaku, Pampuri, Godole do thoshte qe eshte ne te miren e Shqiperise qe te ishte KM me shume se 8 vjet. 4. Sa me shume deputete aq me e veshtire behet kapja e pushtetit, sa me pak deputete aq me e lehte blerja e tyre! 5. Nuk ja kam idene c’kerkon te zhvleresoje por marreveshja Rama-Basha e 17 Maj eshte ajo qe ka cuar ne kapjen e cdo pushteti dhe ikjen me masive se kurre, dhe Basha si kurve burre nuk eshte engjelli por djalli fajtor qe shiti bythen dhe demokratet per perfitime financiare te Rama! 6. Nuk ka nevoje per veting nqse ti e mund kundershtarin Rama pa e shitur luften politike te mbeshtetesve te Partise, pra merret me teori se ne praktike ben gjithcka qe Rama te rrije ne pushtet! Vetingu i adresohet Sales dhe jo Rames, ate qellim ka Basha qe te zhduke edhe ata 500 mije votues qe e urrejne Ramen! 7. Endrra me sy hapur, Basha nuk ka lejuar qeverisje kolegjiale as ne Parti, dhe prisni qe ta bente ne qeveri? Sa mendim ndryshe ka lejuar ai? Sa fraksione pa i sikterisur? A nuk ishte Basha qe largoi Patozin, Topallin, Kreshnik Spahiun! Per mua Basha eshte thjesht karte e djegur, qe nuk ka fare ndikim ne PD. Dhe eshte thjesht kale troje i Edit, por tashme i zbuluar! Opozita duhet te vazhdoje pa llumin e partise se vules, nuk duhet bashkim me ta sepse jane thjesht rrogetare te Edit edhe per 2 vjet si ajo e Kerperates!

  8. Te permendeshBashen me pare thoni ne arritjet e tije ne politike, e sidomos deri ku e degdisi PDNe, qe sot demokratet e lodhur nga shpresa e llafeve te Bashes jane pesimiste ne veprimtarine e tyre.Ne parti ai solli deputete pa kontribute, forumet e instancat e partise as qe i mblidhte sipas statutit, forcoi fuqine e kryetarit e zgjidhte ata qe i rrinin pas.Me percarie u mor Basha, pasi deputetin me me karizem per PDne, Berishen e perjashton me urdher e nderhyrien e kimetes, ambasadoresSHBAse, qe ishte strumbullari per percarien e opozites, ne kete skeme djallezore raBasha.Pra, kush e zhvilloi e rriti jeten politike te PDse, BASHA, kurre, .Me sulmet e politikes se vjeter ky i bashkohet korrit antiPDsi rilindasit, sepse ata kodoshe e dine me mire se rreziku me oponent i pushtetit te tyre eshte vetem Berisha sot per sot, andaj lobuan me marifete mafioze deri ne amerike ne nxjerrjen non grata, qe ta eliminonin ate e PDne. Kete kishin e kane sot bijte e kurvit si qellim te mbreterojne pa opozite, ashtu sic po degradohen cdo dite nga rruga demokracise. Shkurt si mendim,,me i konsumuar e deklasuar nga politika e partise se tij eshte vete Basha.Nuk mund te kete demokrate nga shpirti, qe te ndjekin nji te deshtuar.Rishfaqia eshte si mbeshtetje per rregjimine percarePDne, ashtu sic ka vepruar der me sot.

  9. U qifsh ti. O bash. Dhe u qift me keq ai qe te vuri ty kryetar.
    Mire thone disa… Qe ajo parti ka koh qe ka vdek.
    Se te ishte ndryshe. Do kishin dal te pakten 2 burra dhe nje gjysem gruaje. Tu dilnin kundra ketyre 2 mortjeve qe po i marin shpirtin partis. KA VDEK, NUK NGJALLET ME PD.

  10. hahahahahah, eshte shqetesuar shume Berisha ne fakt. Ja ke fut friken Berihes sidomos qe kur dole me ate T-shirtin ngjyre jeshile alla Zhelesh:)))). A ca mjerani je mer floklepire. Je aq idiot monumental, saqe e ke kuptuar qe se kupton dot sa idiot qe je.

  11. Sigurisht që është shqetësuar pasi t’i vetem me Ramën punon dhe kundra PDs. A t’i harrojnë demokratët rrenat se nuk po e blindoje PDn, por doli se kishe futur tonelata me hekur. Gënjeshtar patologjik.

    1. Të meresh e të diskutosh për këtë individ është kohë e humbur.Ka probleme të rënda psiqike o është një karagjoz që tërhiqet prej hunde.Por dhe mundësia që ky zbaton një skemë të mirë përcaktuar për shkatërrimin e PD është e dukshme.Dhe pikërisht për këtë demokratët e vërtetë e patriotë që duan PD e Shqipërinë të prosperojë të mos i japin rëndësi fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *