• |
ide | kryesore

Mes Champions e Conference, ja nga kalon rruga e Partizanit, Tiranës, Egnatias e Vllaznisë: shorti në 20 qershor

-Instant, Sport
Champions



Skuadrat e kualifikuara për në kompeticionet europiane duhet të nisin përgatitjet ende pa u shuar mirë jehona e finales së Kupës së Shqipërisë, fituar nga Egnatia 1-0 në shtesë përballë Tiranës. Kupat e Europës, me raundin e parë kualifikues të Champions League ku do të marrë pjesë Partizani dhe atë të Conference League ku do të prezantohen Tirana, Egnatia e Vllaznia nuk lejojnë pothuaj asnjë frymëmarrje. Katër skuadrat e Superiores do të mësojnë kundërshtarët në shortin që do të hidhet në 20 qershor.

Partizani do të zbresë në fushë në raundin e parë kualifikues në 11/12 korrik me ndeshjen e kthimit në 18/19 korrik 2023. Edicioni i 69 elitar për klubet, i 32 që kur ka ndryshuar emrin në UEFA Champions League, do të nisë me paraeleminatoret të martën e 27 qershorit 2023, me finalen në Wembley të programuar të shtunën e 1 qershorit 2024. Nëse të kuqtë ia dalin të kalojnë, i pret raundi i dytë në 25/26 korrik e kthimi në 1/2 gusht. Raundi i tretë pastaj luhet në 8/9 dhe 15/16 gusht, ndërsa playoff në 22/23 dhe 29/30 gusht 2023, gjithnjë duke uruar që Partizani ta ketë një rrugëtim të tillë.

DATAT E CHAMPIONS DERI NË FINALE

Gjysmëfinalet e raundit paraprak: 27 qershor 2023
Finalja e raundit paraprak: 30 qershor 2023
Raundi i parë kualifikues: 11/12 dhe 18/19 korrik 2023
Raundi i dytë kualifikues: 25/26 korrik dhe 1/2 gusht 2023
Raundi i tretë kualifikues: 8/9 dhe 15 gusht 2023
Playoff-et: 22/23 dhe 29/30 gusht 2023

Kur janë ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League 2023/24?

Java 1: 19/20 shtator 2023
Java 2: 3/4 tetor 2023
Java 3: 24/25 tetor 2023
Java 4: 7/8 nëntor 2023
Java 5: 28/29 nëntor 2023
Java 6: 12/13 dhjetor 2023

Kur fillojnë fazat eliminatore 2023/24 të Champions League?

Raundi i 1/8-ave: 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars 2024
Çerekfinalet: 9/10 dhe 16/17 Prill 2024
Gjysmëfinalet: 30 prill/1 maj dhe 7/8 maj 2024
Finalja: 1 qershor 2024

Tre të tjerët, Tirana, Egnatia e Vllaznia, në edicionin e tretë të UEFA Europa Conference League, do të zbresin në fushë në 13 korrik 2023, kur është programuar edhe raundi i parë kualifikues, me kthimin një javë më pas. Nëse kalojnë, raundi i dytë nuk vonon ti vërë në provë në 27 korrik e me kthimin në 3 gusht. Sipas kalendarit të përcaktuar, raundi i tretë do të luhet në 10 e 17 gusht, ndërsa Playoff në 24 e 31 gusht 2023. Në ndryshim me sezonin e shkuar kur Vllaznia si fituese e Kupës e nisi aventurën e saj nga turi i dytë në Conference League, këtë herë do t’i kemi të gjitha skuadrat që e nisin nga turi i parë.

DATAT E CONFERENCE DERI NË FINALE

Raundi i parë kualifikues: 13 dhe 20 korrik 2023
Raundi i dytë kualifikues: 27 korrik dhe 3 gusht 2023
Raundi i tretë kualifikues: 10 dhe 17 gusht 2023
Playoff-et: 24 dhe 31 gusht 2023

Kur luhen ndeshjet e fazës së grupeve të Conference 2023/24?

Java 1: 21 shtator 2023
Java 2: 5 tetor 2023
Java 3: 26 tetor 2023
Java 4: 9 Nëntor 2023
Java 5: 30 Nëntor 2023
Java 6: 14 dhjetor 2023

Kur luhet faza me eliminim e Conference 2023/24?

Playoff-et e raundit eliminator: 15 dhe 22 shkurt 2024
Raundi i 1/8-ve 6: 7 dhe 14 mars 2024
Çerekfinalet: 11 dhe 18 prill 2024
Gjysmëfinalet: 2 dhe 9 maj 2024
Finalja: 29 maj 2024



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *