• |
ide | kryesore

Shfuqizohet Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve

Lajme, Të fundit
Bordi i Transparencës, karburanteve



Qeveria ka shfuqizuar Bordin për çmimet e Karburanteve, i ngritur gjatë periudhës së pandemisë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes.

Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria ngriti një Bord të Transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Çmimet kanë pasur luhatje të mëdhaja dhe kanë qenë ndjeshëm.

Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin

Gjatë tre mujorit të parë kemi ndjekur zhvillimet e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar.

Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne vendosëm të shfuqizojmë bordin”, tha Delina Ibrahimaj.



3 Comments

  1. Bordello e hajduteve me regji. Ulni taksat e karburanteve dhe te shkoje cmimi ku duhet te jete realisht. Aq sa dihet jane gati 110 lek/liter vetem taksa dhe fund i ngopni qytetareve edhe tvsh, e cila nuk disbursohet kurre.
    Hajdute te certifikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *