• |
ide | kryesore

Modeli i rrugëve të Rilindjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Modeli i rrugëve të Rilindjes



Nga Ola Xama

By Pass-i i Vlorës është inaguruar dy herë zyrtarisht. Herën e parë rruga u hap për të eklipsuar protestën e vjetshme të opozitës dhe një javë më pas kur erdhi në Shqipëri Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Këtu nuk numërohen parakalimet që ka bërë propaganda sa herë ka qënë fushatë apo i binte rruga për në jug.

Megjithatë problemi nuk është ky. Disa i durojnë fushatat me rrugë, rritje rrogash dhe shpërblime e disa jo. Çështja qëndron se dhe 1 vit pas inagurimit By-Pass-i nuk ka përfunduar.

Rruga po amortizohet dhe ka pësuar rrëshqitje që në disa vende kanë nevojë për punime nga e para. Në gjysmën e saj nuk është hedhur shtresa e fundit e asfaltit që aksi të jetë i niveluar, ndërsa 1 urë ende ka mbetur me pilota të ngritura e nuk i është bërë tavani prej 1 viti. Aksi nuk ka sinjalistikë dhe përbën rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Kjo rrugë nuk ka patur kosto të larta me standardin e qeverisë Rama, por sërish ka kushtuar 80 milion euro për 29 km. Gjysma janë grante të BE-së dhe kredi nga BERZH e BEI. Rreth 20 milion euro janë dhënë nga qeveria shqiptare.

Ky aks mund të konsiderohet më i gjati për vitet që po merr për t’u ndërtuar. Nisi në 2011-n nga firma italiane Serenissima dhe pas 6 vitesh ARRSH i prish kontratën për zvarritje punimesh. Në ato kohë kishte akuza nga të dyja palët, shteti se Serenissma kishte paguar shumë rryshfet me qeverinë tjetër dhe nuk kishte fonde të mjaftueshme, italianët ankoheshin se ishin pa para pasi kishin paguar shumë nën dorë për qeveritarët aktualë.

E vërteta e kësaj çështje nuk doli kurrë dhe asnjë hetim nuk u hap ndonjëherë këtej nga ne. Në 2018-n, ARRSH prokuron dhe njëherë projektin dhe firmos kontratën për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës me kompanitë Impresa Mantovani dhe Gener 2. Impresa Mantovani zotërohet nga Serenissima Holding srl, por askush nuk pyeti atëherë se si dhe pse u zgjodh një firmë e njëjtë e që kish lënë një mal me borxhe në Shqipëri. Rëndësi kishte të bëhej rruga.

Por rruga nuk është bërë. Kjo është një histori normale po ta matësh me standardin e punimeve në infrastrukturë të qeverisë Rama, por me një ndryshim: Rilindja këtu nuk është tallur vetëm me paratë tona por dhe me ato të taksapaguesve europianë. Kjo mbase mund të na ngushëllojë.



3 Comments

  1. shume e kane dhe aq shqiptaret perfshu dhe gjysma opingat, ti roje mbreti qe kane zgjedhur me 99 99% te votave do zoti shembet fare

  2. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha,Ola keto fotot e tua jane te vjetra,une kalova dje ne kete rruge por makina eci shume mire,kur nje gazetare flet si politikane fushate pastaj e ka mare lumi kete rrace gazetaresh,ola nuk kalon vetem ti ne ate rruge por e gjithe rraca juaj.ti nuk do behesh asnjehere deputete e salihut

  3. Ola, veshtire e ke te dalesh e te gjesh ndonje rruge qe ta kete mbaruar Rama, se rruge te lena rrugeve eshte e lehte. Pavaresisht cmimeve e volumeve te tejfryra, kjo qeveri eshte e paafte te beje rruge apo vepra te medha publike. Per te vjedhur po, jane spocialista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *