• |
ide | kryesore

Fyen keq tifozin, por po filmohej: TikTok fut në telashe Rüdiger, ndërhyn edhe Voeller

-Instant, Sport, Video
Rüdiger



Antonio Rüdiger përfundoi në ciklonin e stuhisë për shkak të një videoje që u bë virale. Mbrojtësi gjerman, në aeroportin e Frankfurt, iu përgjigj rëndë një tifozi që insistoi për t’i marrë disa autografe. Qendërmbrojtësi i Real Madrid nuk e dinte se po filmohej në celular. Video e tij shkaktoi polemika në Gjermani, aq sa ndërhyri edhe drejtori sportiv i kombëtares, Rudi Voeller.

Një episod i shëmtuar, që u bë viral në Gjermani përmes rrjeteve sociale. Një video e një debati të rëndë mes Antonio Rüdiger dhe një tifozi gjerman në aeroportin e Frankfurtit u postua në TikTok. Buja ishte e menjëhershme për shkak të një termi të pakëndshëm të përdorur nga Rüdiger: “Spastik”. Rudi Völler, drejtor sportiv i kombëtares gjermane, ndërhyri menjëherë në mbrojtje të Rüdiger.

Lexo më tej: “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”: goli kualifikim i kushton 20 qepje në ballë Rudiger

ÇËSHTJA

Tifozi në fjalë nuk u mjaftuar me një autograf, por kërkoi nga secili lojtar disa të tillë. Për këtë Rüdiger dyshoi dhe i mërzitur i tha: “Ti nuk je tifoz, je shitës”. Kjo është akuza që i ka bërë mbrojtësi bashkëbiseduesit. “Sa keq që më etiketon kështu, se ti nuk e di kush jam”, u përgjigj tifozi. Në atë moment, Rüdiger u largua duke thënë: “Ti je vërtet një tip interesant, kam shumë frikë prej teje”. E më pas duke lëshuar komentin “sa spastik”. Futbollisti, i cili nuk e dinte se po filmohej, u shpjegua më vonë për Bild: “Jap me kënaqësi autografe dhe bëj selfie me tifozët që janë të respektueshëm dhe pyesin me mirësjellje. Por ndonjëherë shkon përtej. Në veçanti kur bëjnë xhirime, për të cilët nuk kërkohet autorizim. E perceptoj si një qëndrim të vrazhdë. Unë u mërzita pak. Pavarësisht kësaj, nuk duhej ta përdorja atë term, kërkoj falje”.

@geldmrfifa_ Reaktion von Antonio Rüdiger verständlich oder ? #football #best #dfbteam #reaction #realmadrid #trend #fans #worldcup #antoniorüdiger #meme #geldmrfifa_ #halamadrid #view #frankfurt #moment #fifa #respect #foryou #fyp #viral #🔥 #🇩🇪 ♬ Originalton – Geldmrfifa

REAGIMI

Sjellja e Rüdiger nuk i ka pëlqyer shumicës. Edhe për këtë arsye, trajneri Hansi Flick foli gjatë me lojtarin, para seancës së fundit stërvitore të skuadrës. Völler gjithashtu komentoi episodin e pakëndshëm: “Nuk e kam parë videon, por tashmë kam folur me Rüdiger. I vjen keq që e përdori atë term. Ai i jep rëndësi mënyrës së të sjellurit, të thënit “faleminderit” dhe “të lutem”. E di që ai ishte një nga më të disponueshëm për tifozët në ditën e hapur të stërvitjes. Bëri një gabim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *