• |
ide | kryesore

Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit për Çlirimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
QUINT



Ambasadorët e vendeve të QUINT-it duket se e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit. Klan Kosova raporton se në ceremoninë e organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk janë parë, as krerët e opozitës. Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Arabisë Saudite.

Vetë ambasadorët e QUINT-it nuk kanë bërë ndonjë sqarim për mungesën. Ambasadorët e QUINT-it janë ata të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës që gjenden në Kosovë.

Për këtë lajm ka reaguar më pas Presidenca e Kosovës që thotë se nuk ka pasur kurrëfarë bojkotimi. Këshilltari për mediat i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Kanal10 se ndonëse në këtë pritje nuk ishin prezentë ambasadorët, aty ka pasur përfaqësues të tjerë të shteteve të QUINT-it.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, – u shpreh Kupina. “Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershorin”, – ka thënë ai. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. kush nuk na respekton sduhet respektuar tashme ato kan nevoj per ne jo ne per ato do ket reciprocitet kete do ta imponojn zhvillimet sepse jan me kahje te kundert pa balanca

  1. Te bojkotosh Albinin eshte nje gje, por te mos shkosh ne festen e tij, (qofte edhe per te admiruar nga afer simpatine dhe trajtat e tija te vecanta, si psh. kufirin midis ballit dhe ballukeve), eshte thjesht nje rast i humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *