• |
ide | kryesore

Dani Alves mbetet në burg, refuzohet apeli: ja sa vjet rrezikon braziliani

-Instant, Sport
Dani Alves



Dani Alves mbetet në burg. Ditën e sotme, Gjykata e Apelit e Gjykatës së Barcelonës rrëzoi ankimimin e avokatëve të brazilianit. Legalët kërkuan lirimin e tij nga burgu dhe, për pasojë, arrest shtëpie në pritje të gjykimit përfundimtar.

Refuzohet, kështu, kërkesa për lirim me kusht nga avokatët e ish-futbollistit. Apeli u refuzua për shkak të rrezikut të arratisjes, i konsideruar i lartë nga drejtësia spanjolle. Gjykata nënvizoi gjithashtu provat serioze ndaj brazilianit. Dani Alves ndodhet i burgosur në Brians që prej 20 janarit, me akuzën e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare. Ngjarja ndodhi në një klub nate në kryeqytetin katalanas.

Lexo më tej: “Ti je ku*va ime e vogël”: zbulohet rrëfimi tronditës i vajzës pas agresionit të pretenduar nga Dani Alves

SA VJET RREZIKON ALVES?

Për më tepër, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Selecaos do të qëndrojë në burg deri në gjyqin që pritet në vjeshtë. Nëse, në rrethana, 39 vjecari do të shpallej fajtor për agresion seksual, ai do të rrezikonte, sipas dispozitave të ligjit spanjoll, deri në 15 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *