• |
ide | kryesore

Kukësi heq dy vëllezrit Taipi: prapaskena e divorcit dhe variantet kontroverse të palëve

-Instant, Sport
Taipi



Shqipërim Taipi nuk do të jetë më zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Mesfushori me shumë mundësi nuk do të mbetet vetëm, sepse edhe kapiteni Gjelbrim Taipi do ta pasojë. Nuk është një aludim vëllazëror, por sepse divergjencat mes tyre dhe klubit janë të thella. Me një njoftim të thatë, Kukësi njoftoi largimin e Shqiprimit. Kontributi i lojtarit nuk diskutohet, por janë shkaqet ato që lënë më shumë se një dyshim.

KOMUNIKATA E KUKËSIT

Njoftim
FK Kukesi njofton perfundimin e kontrates me lojtarin Shqiprim Taipi.
Shqiprimi kontriboi ne 70 ndeshje me fanellen e Kukesit ku shenoi 4 gola edhe asistoj ne 3!
Klubi e falenderon per kontributin e tij ne ekip edhe i uron shume suksese ne te ardhmen!
Faleminderit, Shqiprim!

Lojtari në fakt e kishte lajmëruar pak më parë, duke paraprirë klubin. Shqiprimi e kishte të qartë se situata e krijuar në klub nuk mund të vazhdonte më.

POSTIMI I SHQIPRIMIT

Pas 2 viteve si futbollist i Kukësit, ka ardhur dita që të ndahemi dhe nga ky moment, unë nuk jam më pjesë e skuadrës. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës me të cilët kam kaluar momente shumë të bukura, të gjithë stafin për besimin e dhënë dhe sigurisht të gjithë tifozët që na kanë mbështetur në çdo ndeshje, në çdo moment duke mos na lënë kurrë vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqiprim Taipi (@shqiprim_taipi)

Çështja është se nuk bëhet fjalë për një zgjedhje teknike, pavaraësisht se Kukësi dhe lojtari kanë variante të ndryshme. Në këtë pikë është e sigurtë se do të përfshihet në këtë aferë edhe kapiteni Gjelbrim Taipi. Të dy kanë qenë unison në çdo përplasje me drejtuesit e klubit dhe nuk mund të ndodhtë e kundërta tani. Për më tepër pakënqësitë që i referohen Shqiprimit nga klubi i Kukësit vlejnë edhe për kapitenin.

VARIANTI I KLUBIT

Sipas asaj që filtron nga klubi, situata është maturuar gjatë këtij sezoni të vështirë. Kukësi nuk pati rezultatet e shpresuara dhe tensionet shpesh ishin prezentë në dhomat e zhveshjes. Dy vëllezërit Taipi janë bërë bllok në të gjitha situata, duke e vënë klubin me shpatulla pas murit. Në rast se dënohej për vonesa në stërvitje, apo edhe neglizhenca të tjera njëri prej vëllezërve, tjetri bashkohej me të. Një situatë që nuk e lejonte dot Kukësin të humbte dy lojtarë menjëherë, apo edhe të krijonte probleme brenda skuadrës. Pikërisht kjo sjellje e tyre ka qenë në thelb të kontradiktave.

VARIANTI I VËLLEZËRVE TAIPI

“E vërtetë është që në mëngjes kemi prishur marrëveshjen dhe tani jam futbollist i lërë. Ka zëra për diskutime, por për momentin nuk do t’i bëj publike skuadrat, nuk është momenti i duhur. Do të vijë momenti kur do të shpalos këto që ka ndodhur”. Deklarata e kapitenit Taipi dhënë në Neës24 është e qartë vetëm në një pikë. Rrugët e tij dhe Kukësit janë ndarë, edhe pse kontrata ishte edhe për një vit. “Ka disa gjëra të tjera se deri më 16 janar ka qenë gjithçka në rregull. Nga 16 janar është përkeqësuar gjendja dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për të cilën jam larguar. Nuk është se nuk më ka pëlqyer projekti i Kukësit, se deri tani nuk ka pasur asnjë projekt, kjo ka qenë arsyeja”, tha kapiteni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *