• |
ide | kryesore

Nga lufta në Ukrainë, në “luftën” me Moldavinë, Seferi nuk është nga ata që tërhiqen: “Jam 100% i përgatitur”

-Instant, Sport
Seferi



“Kam pasur një sezon shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe shumë i lumtur që jam këtu. Kushdo që vjen ka vullnetin të japë 100%. Unë jam gati por të shohim”. Taulant Seferi është gati për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren. Sulmuesi i Vorskla Potlava vjen nga 13 gola, si një kartvizitë e fortë për teknikun Sylvinho. Megjithatë, sulmuesi nuk vë nën presion brazilianin për një vend në formacion: “E kam thënë që çdo gjë është pozitive si në hotel ashtu edhe stërvitje. Trajneri ka idetë e tij dhe ai e di se me kë fillon. Ne kemi për detyrë të bëjmë maksimumin dhe ai vendos. Siç e dimë është fundi i sezonit dhe te Kombëtarja duhet përqendrim. Nuk duhet të shpërqendrohemi por të kemi kujdes”.

Lexo më tej: Video/ Djersitet e i ikin fjalët, Mitaj turpërohet në konferencën për shtyp: “Oh fucking hell”

Moldavia vlen tre pikë e pas saj edhe Ishujt Faroe, dy skuadra që nuk do të dorëzohen pa luftë. Po kjo fjalë është ajo që tremb më pak një si Seferi, i mësuar me atë të vërtetën, në pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës. “Nënshkrimi në Vorskla erdhi në fund dhe doja të ikja nga Shqipëria. Ishte e vështirë më shumë për familjen time. Nuk kam parë shumë probleme sepse ku jemi ne është qetë. Nuk është kampionat normal sepse ka luftë pasi ka disa ndeshje që ndërpriten nga alarmi i sulmit ajror por shyqyr Zotit e mbarova kampionatin”, tha Seferi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *