• |
ide | kryesore

Me kë e ka/ Mesazhi i koduar i Vjosa Osmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vjosa ka



Pasditja e së martës shënoi një kulmim të ri të tensioneve me qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive të parashikuar për t’u mbajtur të mërkurën në Gjakovë. 

Kryeministri Rama e justifikoi këtë vendim me sanksionet që sipas tij po përgatiteshin për qeverinë e Kosovës që sipas tij nuk po përmbushte kërkesat e ndërkombëtarëve. Në mbrëmje u shpërnda rrufeshëm edhe një lajm i Radio Evropa e Lirë sipas të cilës BE po përgatiste sanksione ndaj qeverisë së Prishtinës.

Në këtë vorbull deklaratash erdhi edhe një reagim i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo postoi një foto të saj në Facebook dhe në sfond duket flamuri i BE të shoqëruar me diciturën: “Evropa, shtëpia jonë!”.

Është e paqartë se kujt ia drejton Osmani këtë mesazh.

Nëse e ka me aleatin e saj Albin Kurti të cilit i kërkon të ndryshojë kursin për të mos cenuar marrëdhëniet me aleatët, apo e ka me Ramën të cilit i tregon se vendi i Kosovës është në Europë apo nëse e ka me Europën të cilës i tregon orientimin që ka vendi i saj. Mbetet që vetë Osmani të sqarojë qëndrimin e saj që deri tani nuk ka ndryshuar shumë nga ai i Kurtit në përplasjen me ndërkombëtarët. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: REL: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *