• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kurti tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, lidhur me situatën në Kosovë. Senatorët amerikanë, sipas një njoftimi të Presidencës serbe, i kërkuan Serbisë vetëpërmbajtje dhe bën thirrje për paqe.

“Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiq se ata kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe. Sipas këtij njoftimi, gjatë kësaj bisede, tema e vetme ka qenë situata në veri të Kosovës.

Vuçiq u ka thënë senatorëve amerikanë se “qartazi dhe pa asnjë dyshim”, arrestimi i Millun Millenkoviq- Llune ishte provokim dhe një krim, që sipas tij, u krye nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Presidenti serb tha se Kurti po “tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës”.

“Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen, por populli serb në Kosovë i është ekspozuar torturës dhe ndjekjes më të keqe në 15 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Gjatë 13 qershorit, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq- Llune. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”. Ai, sipas Sveçlës, ka qenë një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të NATO-s në Zveçan më 29 maj.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Bashkimi Evropian, siç ka mësuar Radio Evropa e Lirë, ka përgatitur një pako sanksionesh ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për shtensionimin e situatës në veri. /REL



3 Comments

  1. Po rrojme e po mesojme. I paska rene ne koke SHBA dhe ca vendeve ne BE qe Vucic duhet mbrojtur medoemos, edhe kur zbulohet lakuriq lidhja e tij me mafien dhe dhunen ekstreme ne Serbi, apo kur populli serb ngrihet ne kembe kunder tij.

    Dhe i jane versulur Kurtit! Te cilit pasiqe i thone bej zgjedhje ne Veri, i bertasin pse policia ofron mbeshtetje per te zgjedhurit?! I kerkojne te beje zgjedhje por zgjedhjet sikur i ka ne dore Kryeministri!

    Si duket BE do jape ekspertize nga ajo e saj qe Kryeministerat ne BE urdherojne policine te beje ca te doje (kuku nese ndodh sepse thone qe ata varen nga ligji)! Apo te guxojne vendosin te bejne zgjedhje ne kohe, para apo pas kohe. Sepse ato behen sipas ligjit. Nejse. Kur ka arrit puna qe BE dhe SHBA zyrtare te kritikojne pse autoritetet e zbatimit te ligjit zbarojne ….ligjin, atehere vari lesht kesaj pune. Jo me kot tall bythen edhe menderdhjeri yne Rama. Qenka fytyra qe Evropa shpreh veten ne Ballkan!

  2. Ballkani eshte haleja e avropit.
    Nje dite, nje here bllokohet haleja dhe plasin mutrat.
    Bythqirave te avropit u pelqen era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *