• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi hakmarrje e Serbisë!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pengmarrja



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se policët e rrëmbyer nga forcat serbe ishin 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq – Lune.

Kurti e quajti këtë një “agresion” nga ana e Serbisë që ka për synim eskalimin dhe destabilizimin e situatës.  “Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë” ka shkruar Kurti në mesazhin e tij publik pas rrëmbimit të policëve shqiptarë.

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 Maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Tashmë kërkohet riorganizimi i një procesi tjetër zgjedhor ku serbët do të marrin pjesë, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se para zhvillimit të zgjedhjeve duhet të sanksionohet themelimi i asosacionit të komunave në veri.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë” 



3 Comments

  1. Serbet pervec se jane mundu t’na poshterojne policet tane,(se per tna frikesu e dine qe s’ia arrijne), e kane bere edhe per arsye tjeter. Qe kur te vije koha per demarkacionin e kufirit, te thone qe kjo eshte pjes ee Serbise.Do mundohen me cdo me nyre te marrin piken strategjike ne veri,majen e Pancicit.prandaj do luajne prape keshtu lojerash te kontestimit te nje pjese te kufirit….Nejse,kjo e sotshmja eshte vetem nje beteje, tinzare dhe kurth i serbeve, nqs mund ta quajme fitore te vogel te tyre, por lufta eshte e gjate.Rendesi ka se kush fiton ne fund. Shqipetare te Kosoves, kontriboni masivisht ne fundin per ushtrine e Kosoves, T’i tregojme serbeve,se kush fiton ne fund.Do u bejme nga nje Koshare cdo jave, ku do lejne kockat ne kufi me Kosoven,ne luften e ardhshme. Ne Serbi vetem 11% jane te gatshem te luftojne, tek ne ,ne kohe paqeje dhe jane rreth 70%,imagjino nme kohe lufte si vlon gjaku dhe patriotizmi

  2. Te q*ifsha rrøpt Serbi, jam me Kosoven! Per fat te keq kemi nje percares si Rama ne krye dhe shqiptaret do e kene te veshtire t’i bashkohen kosovareve! Akti i Serbise eshte shume i rende, te gjithe shqiptaret duhet te jene gati sepse situata me kriminela si Vucic e Rama nuk eshte ne favor te shqiptarise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *