• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i tre policëve, Osmani: Serbia nuk është e interesuar për stabilitet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrëmbimi i tre policëve, Osmani: Serbia nuk është e interesuar për stabilitet



Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rrëmbimit të tre efektivëve të policisë së Kosovës nga policia serbe në Leposaviç.

Ajo tha se rrëmbimit i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima. Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!”, ka shkruar ajo në Facebook.



1 Comment

  1. Serbia u merzit nga shkelqimi yt sot ne zemer te Europes, dhe nga vendosmeria e Kurtit per te arrestu te gjithe ata trimat serbe qe ishin futur ne vrima miu. Ajo avokati,.sic bere sot ne Bruksel,e qe ti dhe Kurti mund ta beni me mire se kushdo, na duhet. Jo ato lloj “fjalimesh” me nje anglishte te nivelit te klases se dye te Thacit (ui ar not problematik gajs). Politikane qe (sic ankohen disa ambasadore) ske me cka i shantazhon, si Kurti na duhen. Kurre me, me politikane me dosje. Sdo i beje me ato gabime populli i Kosoves. RIP Hashimi, Ramushi, Lumniri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *