• |
ide | kryesore

Shpërndanin drøgë në lokalet e natës, arrestohen 5 persona në Tiranë

Arkiva



Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Të arrestuarve iu gjet mbi 1 kg kokainë, e cila u sekuestrua nga uniformat blu. Mësohet se është bërë ndalimi i Ledjo Gashit, 26 vjeç,  Ergi Saliut, 29 vjeç, Brajan Lalës 24 vjeç, Erges Nexhipit 34 vjeç dhe Mario Demës 32 vjeç.

Sipas policisë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, policia ka lokalizuar shtetasit e lartpërmendur. Gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *