• |
ide | kryesore

Vuçiç: Mallrat serbe nuk i ndal dot askush, Kurti do luftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shfaqur mbrëmjen e sotme në RTS ku ka bërë deklarata të forta për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se çdo gjë tashmë është në udhëkryq dhe nuk është më e sigurt as garantimi i paqes. Sipas tij, është kaluar Rubikoni dhe se kthimi në normalitet do të jetë i vështirë.

“Jemi në udhëkryq. Jo për shkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim”, – ka thënë Vuçiç.

Ai tha se sipas rregullave, Kosova nuk mund të vendosë ndalesë ndaj mallrave serbe dhe se me këtë lëvizje, Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie.

“Asnjë shqiptar nuk është qëlluar, dhe që nga fillimi i vitit kemi pasur 6 serbë të qëlluar”, – ka thënë kreu i shtetit serb.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e Kosovës, nuk do të lejojë kurrë persekutimin e tyre” – tha ai.
Duke folur për ndalimin e 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës, Vuçiç tha se ata janë arrestuar 1.8 kilometra brenda kufirit në rrugën Orahovë – Gnjilicë.

“Është shumë larg Tresava-Batnjik ku kanë lënë veturën e tyre, ndërsa Kurti thotë se janë arrestuar 300 metra larg linjës. Çfarë po bënin 300 metra larg vijës, pa e lajmëruar KFOR-in. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë zonë pa miratimin e Kfor-it”, – pyeti Vuçiç.

“Po bëhet një hetim. Ata nuk janë rrahur, as keqtrajtuar, as shpërfytyruar, gjë që u ndodh serbëve kur arrestohen nga policia e Kurtit. Gjatë arrestimit është marrë parasysh edhe dinjiteti i tyre”, – tha Vuçiç. ©LAPSI.al



15 Comments

        1. Po ti a u konsultove me Kforin kur afrove trupat ne kufi kur e ke te ndaluar nga Keshilli i sigurimit te Okb

  1. Ça problemi ka vuçiç, atehere le ti kalojë nga maqedonia makinat serbe . Serbet nuk e njohin dhe kosova nuk i njeh.
    Kujt i plasi kari se nuk hyjnë targa serbe?!

  2. Ca plehu, Gebelsi i Miloshevicit dhe do besh paqe me kete!? Shrytezoi bisedimet per te mbajtur varur Kosoven dhe gjetur momentin te perfitonte. Ne si “idjote” perserisnim ne media qe qellimi i bisedimeve eshte “njohja e kosoves”.

  3. Ky injorant nga frika e CIA po destabilizon Kosoven! Liroji 3 hallexhinjte o rq, ka masakruar boll Serbia kur ishe minister propagande i Sllobos! Bq

    1. T’i ndalon që ç’ke me atë punë.Akoma do bësh bullin?? Kësaj rradhe s’po të ecën.Te ndalosh mallrat e targat serbe nuk do të thotë luftë.Ti e ke qef luftën.

  4. Te gjithe shqiptaret kudo ndodhen te bojkotojne mallrat serbe dhe ato europiane qe prodhohen ne serbi. Mjafton te lexoni etiketen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *