• |
ide | kryesore

Basha në fushatë për PD-në e vulës: Duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha në fushatë për PD-në e vulës: Duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit



Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me demokratët në Dibër, ku në ‘Facebook’ shkruan se këta të fundit kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e partisë dhe të vendit.

Basha shprehet se demokratët do të bashkohen përmes vlerave dhe do të lënë pas hatërmbetjet e shkaktuara, dhe PD do të kthehet pranë qytetarëve duke i dëgjuar dhe ofruar një alternativë për problemet e tyre.

Ndër të tjera ai thekson se demokratët duhet të “shtrijnë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës”.

Postimi i plotë:

Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pas mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.

Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve. Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës.



8 Comments

  1. Shumica qe nuk votoi nuk jane ata te vules, as mos te mendohet, por jane te nxjerre nga votimi, te corientuar nga politika shtetrore e presionitsi dhe mund te kete akoma menefregiste qe presin nga te tjeret.Por me kryesoria eshte rruga e qendrimi i vulisteve qe me qendrimet e lojrat me institucionet e shtetit ne bashkepunim, demtuan shumicen demokrate ne objektivat e saj.Bashkimi e unifikimi pa inate e mllefe do te kish qene nji fitore edhe me teper ne zgjedhjet vendore.Demtimin qe sollen kjo parti e gjykates, apo e vules ishte vetem ne dem te demokracise e PDse se shumices. Demokratet duhet e do bashkohen per te arritur ne qellimet e saj per ti rifituar ato te drejta te mohuara, e percaresit per kariere qe e demtuan, sabotuan partine me opozitare qe jep e ka dhene ne sherbim te popullit,por kjo vjen ateher kur divergjencat, apo oponencat shtrohen ne forumet shumore te partise me vote. Vecmas vulen ujku qe ua ka dhuruar , po ai do ia haje. Ky KM, eshte strumbullari i percaries e luftes qe ka bere per eliminimin opozitar.Ne se nuk permbyset ky rregjim, nga forcat demokratike, demokracia eshte ne rrezik e pushtetin e kulisheve, e trashegimtareve hipokrite do e kemi gjate. Populli i ka gishterinjt per ti vene ne koke, vetem ai do mund ta rrezoi kete pushtet te degraduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *