• |
ide | kryesore

Reagon SHBA: Të lirohen menjëherë 3 policët e ndaluar nga Serbia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ndaluar



Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të çtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi”, tha ai. Zoti Miller tha gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja” .

“Si pjesë e kësaj Kryeministri Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat e policisë”, tha zoti Miller.

Zëdhënësi Miller tha se SHBA dënon “dhunën e papranueshme ndaj forcave të KFOR-it, anëtarëve të zbatimit të ligjit dhe gazetarëve dhe përsa i takon rrugës më tej ne vazhdojmë të angazhohemi si drejtpërdrejt me të dyja palët, dhe me partnerët në rajon.”

Ai tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken, këshilltari Derek Chollet dhe zyrtarë të tjerë të DASH-it janë të angazhuar me partnerët në rajon për këtë çështje. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të thoshte nëse SHBA po përgatit masa apo sanksione si kundërpërgjigje.

“Nuk dua të flas për masa të mundshme në këtë moment. Fokusi ynë është që t’u bëjmë të qarta palëve pritshmëritë tona, që të dyja palët të marrin masa për të lehtësuar tensionet dhe të ndjekin planin me tre pika të paraqitur nga BE-ja”.

Më herët shefi i politikës se Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se do t’i thërrasë Kosovën dhe Serbinë në një takim javën e ardhshme në Bruksel, për menaxhimin e krizës. Zoti Borrell nuk e tha nëse në takimi do të jetë në nivelin më të lartë politik. Megjithatë, burimet ne Bruksel thanë se në takim do të ftohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. /VOA



5 Comments

  1. “Jam kosovar…”/ Dokumenti amerikan i vitit 1995: Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!Ky eshte salih karaxhic berisha patrioti prej letre qe sot e quan veten Koqevar,cecene e shpellkare ky domument tregon se cfare ka qene ne gjendje te beje salihu per vellezerit e tij Serb

    1. Kurti nuk ka ca meson por te tjeret duhet te mesojne nga Kurti qe mos ta pesojne. Kurti eshte nje lider i pashantazhueshem dhe i thote te bardhes te bardhe e te zezes se zese kushdo “aleat i madh” apo “aleat i vogel” i thote atij qe te thote ndryshe. Kur ta mesojne kete virtyt te tjeret, do behen lidera boleshula jo lidera larva qe i terheq per hunde nje ambasador.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *