• |
ide | kryesore

Mediat e Kosovës: Macron, Scholz dhe Meloni, letër urgjente Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
letër

Mediat e Kosovës raportojnë mbrëmjen e kësaj të enjteje së në zyrën e kryeministrit Albin Kurti ka mbërritur një letër e përbashkët e firmosur nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Është “Gazeta Express” që raporton se përmes burimeve të saj ka zbuluar se në këtë letër, i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri. Sipas të njëjtave burime letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i dërgoi Kurtit një ditë më parë, por jo me kërkesa të detajuara.

Qeveria e Kosovës nuk ka konfirmuar ende nëse një letër e tillë ka mbërritur në tavolinën e Kurtit dhe as përmbajtjen e saj. Një ditë më parë letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve nga zyrat komunale në veri të vendit, tërheqjen e policisë nga territoret e komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Borrell njoftoi gjithashtu se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. 

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim” – u shoreh ai gjatë samitit të NATO-s të mbajtur këtë të enjte.  ©LAPSI.al

3 Comments

    1. Vertet mendojne ne Perendim se Kosova ka ne doré te ule tensionet serbo-ruse ne Ballkan ?!
      Nuk mund ta besoj nje naivitet te tille, por kjo formule foshnjarake, ku Kosova dhe Serbia barazohen si shkak te tensionimit te situatave, te kujton luhatjet e Perendimit ndaj Milloshevicit pas vitit 1990, duke i krijuar kushtet per luftera 9 vjecare ne ish Jugosllavi.

      Qendrimi i prere dhe i unifikuar i Perendimit ndaj Serbise dhe orekseve per dominimin ne Kosove, Bosnje e Malin e Zi, ashtu si po ndodh ne Ukraine, ndoshta do te ulte tensionet ne Ballkan per disa dekada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *