• |
ide | kryesore

Përd*unuan në grup shqiptaren: dalin audiot tronditëse të Robinho, pas ngjarjes në 2013 në Milano

-Instant, Sport, Video
Robinho



Portali brazilian ‘Uol’ ka publikuar audion e bisedave mes Robinho dhe miqve të tij pas përdhunimit në grup të një 23-vjeçareje shqiptare. Ngjarja ndodhi në një klub nate të Milanos më 22 janar 2013. Krim për të cilin ish-futbollisti, në atë kohë te Milan, u dënua përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg. “Kam frikë se… Nëse nuk del në shtyp, është fantastike. Imagjinoni: shokët e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali – ishin fjalët shokuese të Robinho –. Edhe nëse më thërrasin për diçka, nuk është problem. Shkoj atje dhe i them: së pari, historia është e një viti më parë. Së dyti, as nuk e kam prekur atë vajzë”. Në ditët në vijim, sistemi i drejtësisë braziliane do të vendosë nëse ish-lojtari i Milan do të vuajë dënimin në Brazil.

TENTATIVA PËR ALIBI

Nga audiot kuptohet se kishte një lidhje grupi dhe se gruaja ishte pa ndjenja për shkak të alkoolit. “Fjeta me të, bëra seks oral dhe u largova. – shtoi Robinho -. Të tjerët qendruan aty. Kamera nuk më ka kapur duke fjetur me vajzën. Nëse nuk do ketë fëmijë, është fjala e saj kundër tonës. Nuk ka si të na akuzojë. Duke qenë se nuk ka kamera, do të jetë pak e vështirë të vërtetohet se ajo është përdhunuar nëse nuk është shtatzënë. Tani, nëse ajo do të ketë një fëmijë, ky është problem i madh”.

Robinho u dënuar përfundimisht, bashkë me mikun e tij Ricardo Falco. Ndërsa katër miqtë e tjerë nuk u dënuan sepse ishin të pagjurmueshëm. Ish-sulmuesi ishte i vetëdijshëm se kthimi në Brazil do të ishte një shpëtim, duke qenë se vendi nuk parashikon ekstradim. “Kush e ka prekur vazjën është në Brazil. Shko pas atyre njerëzve që janë në Brazil. Atje, në Brazil. Ata që kanë fjetur me vajzën. Unë nuk u shtriva, ti nuk u shtrive. Se unë shkova në shtrat, zero shans. Do të përfundojë me asgjë”.

Në arsyet e dënimit, Gjykata shkruante se ish-sulmuesi dhe “bashkëpunëtorët” e tij (katër të pagjurmueshëm) shfaqën “përbuzje të veçantë” ndaj “viktimës që u poshtërua brutalisht”.

Lexo më tej: Abuzoi me shqiptaren, Robinho rrezikon arratisjen: ja prapaskena e tërheqjes së pasaportës

AUDIO SHOKUESE E ROBINHO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *