• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Agresion ndaj shtetit tonë, na befason heshtja e ndërkombëtarëve

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas përfundimit të Këshillit të Sigurisë, ku ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për katër komunat në veri të vendit si dhe brezin kufitar.

Kurti ka thënë se rasti i djeshëm i rrëmbimit të policëvë është agresion ndaj shtetit tonë dhe hakmarrje.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë dhe hakmarrje që policia po lufton krimin dhe tentim për eskalim të situatës” –
ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije që kanë rritur gatishmërinë, duke thënë se janë shtuar kontrollet dhe kufizuar qarkullimi, ku sipas tij, mund të përfshihen edhe ndalesa të qarkullimeve.

“Synimi ynë është te siguria e siguria është të kufijtë” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar që të lirohen policët teksa ka kërkuar po ashtu nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim” – ka thënë ai.



4 Comments

  1. Mua nuk me befason aspak…
    Ne qofte se nuk jeni ju te zotet ta mbroni shtetin tuaj, mos prisni qe kete gje ta bejne nderkombetaret.

    1. ose me sakte thuaj “nese nuk jeni te zotet ta mbroni vete, mos beni si kurva trime dhe pastaj kerkoni ndihmen e nderkombetareve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *