• |
ide | kryesore

Protestë për Kosovën poshtë zyrës së Ramës: Mbështet pa kushte Albin Kurtin (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Protestë për Kosovën poshtë zyrës së Ramës: Mbështet pa kushte Albin Kurtin (FOTO)



Qytetarë të Tiranës por edhe të Kosovës u mblodhën pasditen e kësaj të premteje përpara Kryeministrisë, aty ku protestuan kundër qëndrimeve të Edi Ramës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit.

Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

“Duam bashkimin e kombit”, “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit”, janë këto disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valviten flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj.

Këta protestues i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës.

Në rrjetet sociale shkruhet se nuk duhet të ishte anuluar mbledhja e dy qeverive, pavarësisht arsyeve. Tjetër faktor është vendosja e sanksioneve.

Protestuesit valëviten flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së. Ata bënë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Protestuesit kanë vendosur që gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, do të vendosin muzikë dhe këngë patriotike.

 



2 Comments

  1. Ju lumtë çuna goca!

    Perëndimi po na shkel me këmbë, qeveria jonë është antikombëtare dhe antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *