• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
OsmaniVjosa Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj mediave në Leposaviq. Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale.

“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *