• |
ide | kryesore

Kontrabanda me sende të çmuara, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kontrabanda me sende të çmuara, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dje masat praprake të sigurisë, për ish-shoferin e Ardi Veliut, gruan e tij dhe personat e tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Ata fusnin kontrabandë para, diamante dhe bizhu të tjera, të vjedhura në Francë dhe shtetet e tjera evropiane.

Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut – Arrest me burg
Elda Idrizaj, bashkëshortja e Sokol Idrizaj – Arrest me burg
Bora Idrizaj, vajza e Sokol Idrizaj – Arrest shtëpie
Egi Idrizaj, vajza tjetër e Sokol Idrizaj – Detyrim paraqitje
Dejvi Skenderaj -detyrim paraqitje
Vangjush Kashara – Arrest me burg
Tomorr Baruti – Arrest me burg
Gentian Aga – Arrest me burg
Alid Shehi – Arrest me burg
Altin Dode – Arrest me burg
Florion Baku – Arrest me burg
Agustin Mesuli Arrest me burg
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka firmosur 17 urdhër-arreste dhe janw ekzekutuar deri tani 12-të. Hetimet për këtë rast kanë nisur muaj më parë, në vitin 2022, pasi autoritet policore në Francë kanë rënë në gjurmët e grupeve kriminale që merreshin me kontrabandimin e mallrave me vlerë.

Sipas organit të akuzës, bëhet fjalë për dy grupe kriminale që kanë vepruar të lidhur me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.



2 Comments

  1. Po ish shefi i tij Veliu është më keq akoma në fytyrë.Pra fytyra kriminelësh.Dhe ai kalonte mallrat e vjedhura pikërisht në sajë të Veliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *