• |
ide | kryesore

Video erotike në zyrë, Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Video erotike në zyrë, Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook



Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook. Pas “lumit” të komenteve dhe reagimeve për video-skandalin, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit është detyruar të mbyllë dhe profilin që kishte në rrjetin social.

Nëse kërkon në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, të dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, në media doli me shpejtësi një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie intime në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

Ndërkohë, disa orë më vonë u bënë publike dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, një ndër të cilat lidhej me Safet Gjicin. Qeveria tha se vendimi për shkarkimin nga posti i kryetarit ishte marrë menjëherë sapo video kishte nisur të shpërndahej në publik.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *