• |
ide | kryesore

Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Kinë, çfarë pritet?

Arkiva, Planet
Kinë



Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kinë, në një vizitë që konsiderohet e nivelit më të lartë në Kinë që nga ajo e bërë nga paraardhësi i tij në vitin 2018.

Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të qeta për shkak të çështjeve të ndryshme, si ‘dosja e Tajvanit’ dhe lufta në Ukrainë.

Si pjesë e një përpjekjeje të vështirë për të lehtësuar tensionet dypalëshe, ideja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është të fillojë një rrugë diplomatike dhe të mbajë një dialog për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet kino-amerikane.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm , të dielën dhe me presidentin kinez Xi Jinping të hënën.

Në shkurt, sekretari Blinken anuloi udhëtimin në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve.



1 Comment

  1. Me kta varikarsa, eshte kot cdo vizite, kina do i percjelle me lezet.

    Administrate kari, bideja sdinte nga te shkonte dje, mbyll takimin me god save the queen, man!
    Komplet out.

    Prej ktyre te mbaruarve biden blinken, e ham ne , kercenohet kosova dhe ne pushtet rrine autokrat si rama
    Administrate e dobet fare, ja kalon edhe obames.
    Kina ka kohe qe planifikon dhe fuqizohet ne te tera anet, ndersa blinken do shkoj per me la gojen , sepse toka po u shket nen kembe dhe skan ca bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *