• |
ide | kryesore

Detaje/ Pas videos erotike me Gjicin, Alma.K pritet të merret në mbrojtje

Lajme, Të fundit



Fakte dhe të dhëna të reja dalin nga skandali në bashkinë e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik pas publikimit të videos seksuale të Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Mësohet se Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News”, asaj i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të saj, me qëllim ekzaminimin e bisedave të Alma K.,në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast. Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t‘i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video komprometuese me përmbajtje seksuale. Çka tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. Ndaj në hetim ka përfunduar edhe ai.



6 Comments

        1. Juve ju del Saliu ne enderr.

          Por e ngaterroni me seren tuaj. Saliu per nder e per moral eshte me vite larg jush qelbesirave ppsh-iste socialiste dhe se fundmi ridhjerese

  1. Pse po I bini verdall o gazetaruce dhe ju te BKH ? Perdersa Astrit Cungu ia ka bere te qarte ne perplasjen verbale midis tij dhe dhe ketij debilit Gjici qe ben gojore ne zyrat e bashkise ,pse ju I kerkoni gjetke burimet!? Skenari I kesaj shemtire eshte cubi Tom Doshi me kete Cungun ! Po mire I gjeti hengeshin kokat e njeri-Tjetrit! Nuk e shihni ju Artan Hoxhen qe eshte hedhur ne Sulem kundra keti debilit per te mbrojtur baxhanakun Tom Doshi? Sidoqofte pasojat bien mbi popullin kuksian qe perdit varferohen dhe Toma e Gjici pasurohen nen kujdesin e tutori Edvin mavijes!

  2. “Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij. E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *