• |
ide | kryesore

Drοgë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen tre persona në Korçë

Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar në Korçë pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit: 20-vjeçari me iniciale K.Z., 24-vjeçari me iniciale D.L. nga fshati Gjonomadh dhe 38-vjeçari me iniciale L.Q nga fshati Denas.

Në banesat e tyre, policia ka gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. Ndërsa në shtëpinë e 24-vjeçarit u gjetën dhe armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese.
Nuk dihet nëse në këtë veprimtari të jashtëligjshme ka persona të tjerë të përfshirë, ndërkohë që ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi nga prokuroria e Korçës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *