• |
ide | kryesore

Fredi Beleri në burg, Dule në parlament: Urdhri u dha nga Ludoviku i Parë!

Arkiva, Kryesore, Lajme
Fredi Beleri Edi Rama



Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës nuk do të dalë shpejt nga burgu. Gjykatat rrëzuan kërkesat e tij për një masë më të lehtë sigurie, pavarësisht se në Himarë e shpallën fitues të zgjedhjeve të 14 Majit.

Së fundmi ishte Gjykata e Posaçme e Apelit që hodhi poshtë kërkesën e kryebashkiakut të Himarës për një masë më të lehtë sigurie. Beleri kundërshtoi vendimin që shpalli të ligjshëm arrestimin e tij në 12 Maj, kur iu vunë prangat për blerje votash. Të mërkurën gjykata rrëzoi kërkesën për një masë më të lehtë sigurie për arsye shëndetësore.

Vendimet e gjykatave për ta lënë në burg Belerin erdhën pas një opereacioni që nisi nga policia e Vlorës përmes një personi të infiltruar që iu ofrua Belerit për t’i shitur disa vota. Ka dyshime të forta nëse ka prova që e implikojnë direkt Belerin në blerjen e votave apo arrestimi i tij ishte me urdhër politik. Prangat iu vunë me vendim të prokurorëve të Vlorës, të cilët nuk e kishin në kompetencë çështjen penale të krimeve zgjedhore.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, nga foltorja e parlamentit denoncoi burgosjen e kandidatit fitues të Himarës, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama si Ludoviku i Parë.

“Ne jemi në një fazë shumë të arrirë të pushteteve ku kemi shtet, qeveri, dhe një Ludovik që thotë; Shteti jam unë. Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit. Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti, atij të Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit. Përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë.

Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”, tha Vangjel Dule.

Lexo edhe: Fitore si e Belerit/ Gurët që po lëviz Greqia për bashkinë e Himarës

Një ditë më parë, një reagim i fortë erdhi nga Greqia për lirimin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm i vendit fqinj Nikos Dendias tha se “Refuzimi që iu bë z. Beleri për të marrë detyrën si kryebashkiaku i ri i Himarës pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe nxit reflektim të thellë mbi qëllimet e vërteta që qëndrojnë pas ndjekjes penale.

Ministria e Jashtme e Greqisë po i ndjek nga afër zhvillimet dhe pret respektimin e prezumimit të pafajësisë – element themelor i shtetit ligjor – nga shteti fqinj”.

Akuzave se ka burgosur për arsye politike Fredi Belerin, kryeministri Rama nuk i është përgjigjur deri tani. Ai ka thënë se do të presë përfundimin e zgjedhjeve në Greqi për t’i dhënë përgjigje fqinjëve, në mënyrë që të evitojë deklaratat për efekt të fushatës.

Kronologjia, si ia ngritën kurthin Fredi Belerit

Në datën 6 maj Edi Rama shkoi në Himarë ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmon rivalin e kandidatit të PS-së. Një burim tha për Lapsi.al se eksperët e PS-së kalkulonin se autobuzët me emigrantë që do vinin për Belerin nga Greqia e përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dhënë fitoren opzotës.

Rama vijon sulmet ndaj kandidatit të opozitës në Himarë: Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke

Pikërisht dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti paraqitet një njeri, i quajtur Arsen Rama. Ai bën rolin e qytetarit të revoltuar dhe denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Rama është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja. Zanati i tij e ka bërë që ta njohë Fred Belerin duke i shitur peshk për restorantin e tij.

Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet) 

Pra, njëri version është se ndërgjegjja e lartë e një varkëtari të këputur e bëri atë të denonconte në policinë e Himarës shkeljen e ligjit nga kandidatit të opozitës. Versioni tjetër është se duke zbatuar urdhërin politik, policia i futi një të infiltruar Belerit, për të shkatëruar fushatën e tij.

Në datën 8 maj, Arsen Rama nënshkruan dokumentat se pranon të luajë rolin e të infiltruarit. Nga ky moment duke qenë se bëhej fjalë për një krim zgjedhor çështja duhet ti kalonte SPAK-ut. Por policët e dërgojnë tek prokurorët e Vlorës, Aurel Zarka dhe Matilda Peza. Qëllon që ata janë po aq injorantë për ligjin sa edhe policët dhe autorizojnë ndjekjen, përgjimin e deri tek arrestimin e Belerit.

Beleri në pranga, por blerësit e Partisë Socialiste të paprekshëm nga drejtësia e re 

Dhe kështu, në 9 maj, Arsen Rama paraqitet te bamirësi që i blente peshkun, këtë herë me një gjah më të madh në duar. Ai i flet për një listë me 13 persona që mund t’i konvertonte kandidatit se do votonin pro opozitës. Beleri heziton. Edhe në pohimet e peshkatarit, që Lapsi.al i ka lexuar nga dosja gjenden shprehjet “nuk më hapte telefonin”, “nuk më priste”.

Pas disa refuzimesh kandidati për kryebashkiak i thotë të takojë një mikun e tij tashmë të arrestuar, Pandeli Kokoveshin.

Kurthi fillon të funksionojë.

I infiltruari Arsen Rama dhe Kokoveshi takohen disa herë mes datave 9 dhe 11 maj. Bisedat dhe fotot e tyre u treguan edhe në procesin e masës së arrestit në Gjykatën e Vlorës, përpara gjykatëses Dorina Stroka. Aty ka aludime për para dhe blerje vote. Por asgjë më tepër sesa kaq. Aty u treguan dhe foto të Arsen Ramës me Pandeli Koroveshin, pranë ëC-së së një lokali, por në asnjë mënyrë nuk u paraqit provë filmike e dhënies apo marrjes së parave.

I vetmi pretendim se ka marrë para vjen nga i infiltruari që pretendon se disponon 40 mijë lekë për listën me 13 veta. Edhe këta të 13-të janë pyetur nga prokuroria dhe nuk kanë rezultuar të dinin gjë për këto pazare. Pra “është një aksion, i bërë me shpejtësi, i ndërtuar keq, jo një punë prej profesionistësh por prej njerëzish që kanë vepruar me urdhër politik”, tha për Lapsi.al avokati Demo.

Pra në përfundim, Fred Beleri u prangos tre ditë para garës, pa pasur asnjë provë se ai kishte paguar personalisht para në këmbim të votës. Madje deri më tani, nuk është paraqitur asnjë imazh filmik apo fotografik se as bashkëpuntori i tij, Koroveshi t’i ketë dorëzuar 40 mijë lekët./Lapsi.al



19 Comments

  1. O Dule, Rama nuk e ka me Bejlerin as se eshte minoritar, as se ka “blere” vota, e

    ka se i duhet Himara o burre a s’e kupton kaqe gje ? Ashtu si nuk e ka me popullin

    shqiptar qe po i perze nga vendi i vet, e ka se i duhet Shqiperia pa shqiptare e pa

    minoritare. Dhe nga ana tjeter te kemi kujtuar me te ditur, te krahasosh KM me

    Luigjin e XIV-te eshte guxim i madh, a mund te krahasohet Mbreti Diell sic i thoshin

    bashkekohesit me mbretin e ereresires, te korrupsionit, te shkaktarit kryesor te mjerimit

    te popullit te vet dhe arkitektit te shpopullimit te Shqiperise nga shqiptaret.

    1. He mo ua kofte kina nonen, per inot te Rames jeni kthyer te gjithe pro grek dhe muxhahidine.
      Po mbroni mer derra venin tuj, se pas 30 vjetesh do jeni edhe ju ne pushtet.
      Shani Ripjelljen. Ju s’jeni Rithemelimi. Ju jeni Ridhjerja.
      Oj deklaron Sali Ram Berisha, SRB, Une jam muxhahidin.
      Je muxhahidin. Mos thuj pastaj, qe SHBA, a munden me msjell nje fakt te vetem, per non grata.

  2. E vetmja gje e mire qe ka bere palloshi ne 10 vite pushtet. krimet e ketij jevgjiti jane monstruoze dhe antishqiptare.
    Ai jevgjit jo qe nuk duhet te kandidonte , por nuk duhej te kishte vend tjeter ne Shqiperi perveç burgut .

    1. Ai duhej të dënohej për gjëra të tjera dhe në kohë tjetër. Arrestimi i tanishëm i tij ishte një ndyrësi elektorale e Ramës thjesht për kontrollin e Himarës.

      Ketu kemi hajdutin që kapi tradhtarin. Vetëm kaq! Arsyeja është banale, si vetë Rama.

      Kane shumë rëndësi qëllimi dhe arsyet e një veprimi.

      1. ca domethen ti me kete koment, qe meqe ka Ramen perball oburra ju te gjith na u bet grek. Sot u bet dhe muzhahedin. Neser taleban e pasneser aljen, sipas babes. Jeni ber te dhjefsha evneristat

          1. po cfar me e holl eshte, ca po thua. Kush eshte arsyeja qe Saliu zgjodhi si kandidat nje antishqiptar vrases? Nje person qe vet e ka quajtur vrases dhe terrorist? A ke nje pergjigje per kete? Apo ashtu ishte nje pun.

  3. beleri meriton ose mbase meriton te kalbet ne burg per ngjarje te tjera, por per kete ceshtje kemi nje klloun qe eshte rama dhe nje cirk qe eshte shqiperia dhe ne kete cirk rama ben si klloun dhe fut ne burg prej verteti ama njerez te pafajshem.

    te gjitha veprimet e rmaes kane pasoja per shqiperine jo per kllounin. Kllouni po jep shfaqje ama haracet i i paguan populli.
    apo nuk i rruhet rames per popullin!

  4. Nuk e kam qef Ram poturen por per kete i them hallall. Kush eshte shqiptar i thot hallall per kete gje, ju qe jeni me Salen mos u qini me mullixhiun per inat te vjerres. Jo per gje po qe nga sot Sala eshte ber dhe muzhahedin, thirrni mendje e mos u beni dhe ju muzhahedina meqe u be Sala, se keni kaq koh qe keni dal ne mbrotje te nje moterqiri antishqiptar si Bejleri, nje terroristi qe ka vrar oficer dhe ushtar shqiptar ne krye te detyres. ps: Sala ateher ishte president dhe thoshte terroristi Bejleri, sot e kandidoi per kryetar bashkie.

  5. Përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve që gjenden në Shqipëri, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?

  6. Jam kurioz të di se cili ka më shumë ndjekës sot, Luiz Ejlli apo Sali Berisha?

    Ndërsa Saliun, si morr do e kemi mes nesh edhe për ca kohë, ambasadorja Kim largohet këto nga kryeqyteti ynë. Fatmirësisht, pozicioni i ri në të cilin ajo është emëruar si zëvendës-ndihmëse e sekretarit amerikan të Shtetit do e mbajë atë vazhdimisht të interesuar e të informuar më së miri për Shqipërinë.

  7. para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK.

    Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun.

  8. PARODI

    Apologjia e Doktorit-Libri i punëve të mira të Partisë Demokratike.

    Jam këtu përpara jush o shqiptarë,
    memorien tuaj për t’jua rifreskuar,
    t’ju përsëris ç’kemi bërë në 2 dekada,
    se arritjet tona mbase i keni harruar.

    Ju e dini që pa kujtesë s’ka identitet,
    dhe pa identitet forcë nuk ka,
    pa forcë të keqen s’e lufton dot,
    e kështu regjimi të bën për budalla.

    Pasuria jonë jeni vetëm ju militantë,
    janë zemrat tuaja që bëjnë partinë,
    bashkohuni rreth së shkuarës e të sotmes,
    mos dëgjoni ambasadat, dëgjoni Salinë.

    Kështu kemi të ardhmen që ëndërrojmë,
    të jemi të bashkuar të ecim përpara,
    e shkuara s’hidhet asnjëherë poshtë,
    gjatë sundimit tonë patëm arritje të papara.

    Falë partisë sonë demokratike,
    ju mund të shprehni mendimin tuaj lirisht,
    protestat studentore rrëzuan diktaturën,
    por komunistët ngelën deri sot fatkeqësisht.

    Shqipëria ishte një vend ateist,
    por ne e shfuqizuam atë ligj mizor,
    tash çdokush beson broçkullat që do,
    pra lejuam të vetmin diktator hyjnor!

    Ne i lejuam firmat piramidale,
    si rruga e vetme për zhvillim,
    ju i latë paratë në ato firma,
    luajtët kumar, s’është faji im!

    Ne hapëm piramida universitare,
    fabrika diplomash me pagesë,
    nxorrëm plot e plot intelektualë,
    ngelësa gjimnazi mesatarja 5.

    Ne e mbushëm administratën,
    me militantë dhe rryshfetxhinj,
    ne i bëmë për vete oligarkët,
    emigruan jashtë shumë të rinj.

    Tash e zgjedh vet vendbanimin që do,
    zgjedh ku do vdesësh e ku do rrosh,
    për të jetuar të gjithë po ikin jashtë,
    vetëm për të vuajtur n’Shqipëri të jetosh!

    Ju mund t’i jepni jetë ëndrrave tuaja,
    me sipëmarrje, investime e projekte plot,
    sigurisht për këto ju duhen shumë pare,
    duke qënë papunë as kredi s’merrni dot!

    Partia Demokratike garantoi lirinë e medias,
    shpesh në kundërshtim me qeverinë,
    ”incidentet” me Koha Jonë dhe Temën dikur,
    pa lidhje me presionet e mia apo me partinë!

    Ndërtuam institucionet demokratike kushtetuese,
    Kuvendin, Presidencën, administrata e gjykata,
    tentova t’i kapja të gjitha pushtetet,
    por nuk ia dola, dhe vendi s’shkoi mbrapa!

    U futëm në Nato dhe vizat u liberalizuan,
    Ikëm nga sigurimi i rrymës me gjeneratorë,
    raftet e ushqimeve ishin plot, blerja me listë,
    pa minimum jetik, asistenca lëmoshë n’dorë!

    Shtruam mbi 11 mijë kilometra rrugë,
    ku rruga e kombit ishte kryevepra jonë,
    thonë që Lul Brava abuzoi e vodhi,
    atij për taksat tuaja s’i bëhet fare vonë.

    Ia çorrëm maskën rilindjes vazhdimisht,
    duke denoncuar kriminelët e saj kudo,
    bashkëpuntorët e mi s’i lëshova kurrë,
    prandaj të mirat tona kurrë mos i harro!

    Veç këtyre kemi bërë plot të tjera,
    mirësi për Shqipërinë e për ty o milet,
    ikëm nga pushteti me vendin e lulëzuar,
    ndërsa rilindja e ka shkatërruar krejt.

    Askush s’do t’ja dijë për hallet e popullit,
    te PD e vulës, ka shumë matrapazë,
    kanë siguruar të ardhmen e familjeve të tyre,
    por për Shqipërinë është kritike kjo fazë.

    Prandaj o militantë, po e shikoni Bashën,
    që do të ritkthehet e të behet kryetar,
    përveçse i ka bërë milionat tashmë,
    me rilindjen ka tërë kohës që bën pazar.

    Mos e lejoni të rimarrë prapë partinë,
    se njësoj tërë kohës do flejë gjumë,
    do pasurohet e do ju presë në besë,
    dhe si përherë Ramës do i hajë mun!

    Pra siç e kuptuat nga kjo ligjëratë,
    unë jam e shkuara dhe e tashmja sot,
    por pa mua PD-ja s’ka të ardhme,
    pra më bëni kryetar, pa vulën s’rri dot!

  9. E quaj skandaloz faktin se “drejtësia e reformuar”, ndonëse në zgjedhjet e fundit ka qindra fakte të manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria socialiste , deri tani ka arrestuar vetëm “kandidatin e Dules” Beleri, e një demokrat në Kavajë,
    Akoma nuk i është vërtetuar plotësisht me prova Belerit se ka blerë vota, por ama është poshtëruese edhe për minoritetin grek, që si kryetar për bashkinë e Himarës për koalicionin “demokrat” të kryesuar nga Berisha, të përzgjidhej një personazh me nivel të ulët intelektual e të kaluar të dyshimtë antishqiptare.
    Ka të drejtë Dule kur thotë se ky arrestim është kryer me urdhër të Ramës, por ama Rama nuk e ka as me Dulen e Belerin e as me grekët, por me Berishën.
    Tashmë është vërtetuar fakti se Rama është një mjeshtër virtuoz i intrigave politike e goditja e tij ndaj Belerit, është goditje djallëzisht e menduar për Berishën.
    Ai ka ditur të shfrytëzojë mirë “miqësinë” e Berishës me Liken e me Dulen që shumica e demokratëve e sheh me shumë dyshim.
    Arsyet janë konkrete e reale e do të zgjatesha shumë për ti përmendur.
    Pamvarësisht se rasti i burgosjes së Belerit është një veprim i hapur i njëanshëm nga drejtësia për masakrat zgjedhore të narkoshtetit, Berisha duhet të kishte heshtur për rastin e tij, ashtu siç bëri për rastin e Kavajës.
    Fakti që ai i doli në mbrojtje, është një tregues që më shumë se patriotizmi që ai trumbeton, i leverdis interesi i tij personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *