• |
ide | kryesore

Korreshi për zgjedhjet në PD: I lumtë Bashës që plotësoi formularin, lufta s’bëhet për ne

Lajme, Të fundit



Deputeti Saimir Korreshi në prononcim me gazetarët ditën e sotme në hyrje të Kuvendit ku ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Korreshi u shpreh se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa tha se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë.

Demokrati i bëri thirrje kolegëve të partisë se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti nuk po bëhet për ta por për interesat e disave prej anëtarëve, teksa edhe nuk i kurse ironitë ku tha se ” Ta mbash karrigen për një vit dhe të bësh si i djegur në PD” është qesharake.

“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Në shtëpi jemi përditë, ideja është se Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.



3 Comments

  1. I thone demokraci o vlla. Luli do te mbaj nje furrik me max 2-3 deputet dhe ska asgje te keqe ne kete muhabet. I lumte. Ashu do. I fut nje te shitur votes po ia kerkoi rama neser per te miren e shqiperise dhe prape ska asgje te keqe. Kete sistem ndertuam. Mesohuni tani. Mos e votoni. Deri kaq eshte fuqia juaj.

  2. Vazhdon grupi Ali-Basha ta thermoj me tej PD ! I vetmi grup koherent ne PD dhe qe ka plotesisht te drejt eshte grupi qe perfaqesohet nga Bardhi ,Koreshi,Tabaku,qe duan nje PD pa Saliun dhe pa Ali-Bashen ! E vetmja rruge eshte te zgjedhin nje leader tjeter qe te perbashkoj demokratet!Perndryshe do ta kini Edvin mavijen per nje kohe te gjate ne pushtet bashke me delet patronazhist dhe me gringot qe duan ti mbajne me cdo menyre ne pushtet!

  3. I lumt luldhimit qe kandidon per kryeka….r i PD se vules,perderisa ju depuleshet e ish grupit te alika…it e mbanit bythe ne dy karrike, populli yne dele ka thene “kush bredh hu me hu do ti hyj huri se sben” dhe me sa duket grupi Gazit e hengri hurin😂🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *