• |
ide | kryesore

Mbështetja amerikane për Vuçiçin, ç’thonë ekspertët e huaj për Ballkanin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Mbështetja që Aleksandër Vuçiç gëzon në këtë periudhë nga administrata e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian është shfaqur hapur në presionin ku është vënë Albin Kurti, edhe kur presidenti i Serbisë nuk ka respektuar marrëveshjet, si ajo e Ohrit.

Në një situatë të tensionuar nga përleshjet dhe protestat në veri të Kosovës, rrëmbimi i tre policëve ishte rasti më flagrant kur ndërkombëtarët heshtën. Preteksti që dhanë është se ishin në pritje të hetimit të KFOR.

Në realitet, vonesa në reagim përbën një hakmarrje të pastër për mosbindjen e Albin Kurtit ndaj presionit për asosacionin e komunave me shumicë serbe, de facto kërkesë urgjente e Serbisë.
Por si e shohin ekspertët e huaj të Ballkanit këtë përkrahje të Shteteve të Bashkuara ndaj një autokracie si ajo në Serbi?

eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing
eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing

Në shpjegimin që jep eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing ai nuk përjashton asnjë nga aktorët nga përgjegjësia për kthesën që politika amerikane ka marrë në konfliktin e vjetër ballkanik.

“Së pari, aleatët e mëdhenj të Kosovës – SHBA dhe BE – janë seriozisht të pakënaqur që nuk po gjejnë tek udhëheqja aktuale e Kosovës atë bindje që e kanë gjetur në qeveritë e mëparshme. Dashur pa dashur, kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka logjikën dhe peshën e vet. Pika tjetër është se shumë aktorë perëndimorë ende besojnë se Serbia është lojtari kryesor në Ballkan, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet që vijnë nga Rusia në drejtim të Evropës Lindore.

Por se si mund të besohet seriozisht se pikërisht një vend, i cili lëkundet prej kohësh midis Lindjes dhe Perëndimit, mund të shërbejë vërtet si stabilizues, nëse nuk e kritikon, ky është një mister i madh për mua. Perëndimi këtu po i bën llogaritë gabim. Pika e tretë ka të bëjë me sjelljen e qeverisë së Kosovës, e cila, jo vetëm që nuk e koordinoi me aleatët operacionin policor rreth bashkive në veri të Kosovës, por përkundrazi e informoi KFOR-in vetëm pak kohë më parë për operacionin. KFOR-i u detyrua kësisoj të përfshihej në një operacion pa dëshirën e tij. Nuk është çudi që perëndimorët dhe aleatët e Kosovës ta shohin këtë si provokim” thotë Clewing në një intervistë për Deutche Welle.

Në anën tjetër ai lexon një përshkallëzim të qëndrimeve të Beogradit, që megjithëse ka mbështetjen e Perëndimit nuk ngurron të shfaqet luftënxitës në raport me Kosovën. Sipas tij, retorika e serbe është e tillë që një sulm ndaj Kosovës nuk mund të konsiderohet tabu.

Bugajski
Janusz Bugajski është një anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington DC

Janusz Bugajski, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan e sheh agresivitetin e shtuar të serbëve në rajon si pasojë të zhvillimeve të brendshme në Serbi. Sipas tij, Rusisë i interesojnë trazirat në të gjithë Ballkanin, thotë ai, ndaj Perëndimi është i shtrënguar të mbështesë zgjedhjet e ndershme dhe jo një përmbysje të Vuçiçit.

“Kaosi i brendshëm në Serbi dhe konfliktet e armatosura në Kosovë, Bosnjë, dhe Mal të Zi, do të ishin zgjidhja e dytë më e mirë për Kremlinin nëse një regjim miqësor në Beograd rrezikohet të zëvendësohet”, shkruan Bugajski

“Mbështetja e fortë ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme në Serbi mund të ndihmojë në sigurimin e një qeverie properëndimore që do të ndërpresë lidhjet korruptive të Beogradit me Moskën dhe do të revokojë çdo ambicie rajonale ekspansioniste. Pa një revolucion të suksesshëm demokratik në Serbi, Ballkani do të përballet me perspektivën e përshkallëzimit që nuk mund të de-përshkallëzohet më” parashikon ai në shkrimin për instraga.

Edward Joseph
Eksperti i politikës së jashtme në Uashington, Edward Joseph

Mbështetja për Serbinë që SHBA ka dhuruar në këto momente, sipas ekspertit të politikës së jashtme Eduard Xhozef po krijon një iluzion të kotë sipas tij, se mund të ekzistojë një aleancë e sinqertë mes dy palëve. Sipas tij, tentativa për ta futur Serbinë në një aleancë me perëndimin është e destinuar të dështojë, për shkak të lidhjeve të forta të këtij vendi me Rusië.

“Në vend që të lejojë që politika e Kosovës të udhëhiqet nga zhgënjimi, apo të lejojë që politika e Serbisë të udhëhiqet nga iluzioni, Blinken duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij. I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka rënë dakort për mirëkuptim me Vuçiçin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili në anën tjetër ka ringjallur nacionalizmin “serbomadh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit hipin në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë shpjegon qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë.

Ajo që duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiçit. Marrëdhëniet serbo-ruse vazhdojnë pavarësisht votave simbolike të Beogradit, por të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të rrëfyera nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë jehonë në të gjithë Ballkanin” ka thënë Joseph, që e peshon situatën në rajon edhe nga sytë e Moskës.

“Moska e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është shtysa për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të promovuar nga Beogradi” shkruan Joseph në një analizë për Foreign Policy.

Pavarësisht mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë që kjo mbështetje e perëndimit ndaj Serbisë është e pajustifikuar, në terren diplomatët e huaj duken të bindur se pesha e fajita rëndon mbi Albin Kurtin. Ndërkohë sa më shumë zgjat kriza, aq më tepër veriu i Kosovës mbetet një terren i vështirë për t’u kontrolluar./Lapsi.al



10 Comments

  1. Pa dyshim me i sakti nga keta analiste qenka tregu Edward Joseph. Kjo na obligon edhe me shume si shqiptare qe disa persona qe historikisht kane qene miq tane(si ky psh, apo Daniel Server e shume te tjere), ti mbajme,ta kultivojme miqesine me ta,t’i informojme se ku qendron e verteta. Nderkohe Serbet kot lodhen, Faktet(shifrat) jane kokeforte. Vetem 11% e serbeve jane gati te luftojne(11% para kamerave,s e pas kamerave shume her eme pak). Vetem 3% e serbeve duan SHBA (edhe ne keto momente kur u luajt loja sikur SHBA deshiron mardhenie normale me serbet,e imagjino kur te zgjohen nga enderra serbet, kjo % bie akoma)Ndarja e Serbise eshte e pashmangshme.Sa te mbabrohet pune njehere me Rusine dhe i vjen radha edhe Serbise, sidomos po arriten ta shkepusin nga Rusia,se prandaj duan ta ndajen por populli budalle serb nuk e kupton. Pse psh MEK dje u kontrollua nga policia rastesisht? Normal qe jo.Amerikanet tani duan nje paqe te perkohshme me iranianet.Njesoj si me serbet, Por sdo te thote se rane ne dashni as me njerin e as me tjetrin armik te tyre.

      1. Une moter skam por do i bejme orgji motres, nuses dhe goces tate para se ti nxjerrim ne semafor, bolshevik gjakprishur qe ske guxim as te dalesh me emer ketu

          1. 1:45 kur i ngaterron personat e ate qe doje tia shkruaje dikujt ia shkruan gabimisht dikujt tjeter, te pakten trego qe ishte gabim, nqs falje sta lejon edukata te kerkosh, ose perndryshe paska qene gabim i qellimshem.Qe ta dime e t’japim pergjigje edhe ty

  2. O te lumte o Vucko Krrici o te lumte ty,
    qe ketij Biden shurraqit ja bone 8 me 2,

    sapo jep nje sinjal nga Rusia ky Vucic gelldoqja,
    dridhet atje ne White House ai Blinken- koqja,

    me ate “se mos na iken Serbia tek Rusia”,
    tal bycken me Ameriqine ky Vucko mavria,

    Biden-Blinken eshte administrata me pro-Serbe e tere historise
    e Vucko tall bythen vence me koke e zemer ne preher te Rusise

  3. Përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve që gjenden në Shqipëri, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?

  4. Rusia ka ndërmarë një situatë tepër të rrezikëshme me pushtimin e Ukrainës, që shoqërohet me kërcënimin se nëse do të ndërhyjnë forcat e NATO-s , ajo do të përdorë armët bërthamore.
    Edhe sikur Rusia të përdorë një goditje me një bombë atomike të vogël me një rreze shumë të shkurtër veprimi, ky mund të bëhej shkak për një luftë të tretë botërore apokaliptike.
    Nga ana tjetër agresioni rus në Ukrainë, nuk duhet marë thjeshtë si një konflikt i vogël rajonal, por si karshillëk i Putinit me BE e me NATO.
    Mbi këtë realitet mund të shpjegohen edhe lojrat dipllomatike të perëndimit, për të neutralizuar Serbinë e Iranin si vatra të rrezikëshme ndihmëse të Putinit.
    Por sa i takon situatës së Veriut të Kosovës, ka edhe një tjetër fakt që e bën të vështirë mbrojtjen e pamvarësisë se saj apo qoftë edhe ruajtjen e integritetit të saj teritorial.
    Si udhëheqës të bisedimeve midis Serbisë e Kosovës, nga BE kemi dy dippllomatë të lartë shtetas spanjoll e sllovak, Borrel e Lajçak, nga dy shtete që nuk e kanë njohur pamvarësinë e Kosovës,
    Ndërkaq si ndërmjetës dipllomatik i SHBA, është Z.Eskobar, një shtetas amerikan me origjinë latino-amerikane, kur dihet se një pjesë e shteteve latino-amerikane spanjisht folëse, ndoshta edhe nën ndikimin e Spanjës , nuk e kanë njohur edhe ata pamvarësinë e Kosovës.
    Fatkeqësisht një situatë e tillë, është në disfavor të Kosovës e quaj me vend që Kurti i del për zot vendit të tij, veçanërisht kur Kosova nuk gjen përkrahje edhe nga kryeministri i Shqipërisë që e quan veten një lider global, e ndonëse është një diletant në dipllomaci, e shet veten si një ndër dipllomatët më të shquar të globit në dëm të interesave të kombit tonë.
    Nga ana tjetër, fatkeqësisht si në gjithë historinë e kombit tonë, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në këto situata tepër të vështira, në vend të bashkimit të gjithë liderëve partiake në një qëndrim të vetëm për interesa të kombit, janë shtuar më shumë përçarjet e motivuara për pushtet të mbrendshëm.
    Në përfundim, të gjitha këto lypset të shihen nga Z.Kurti me shumë kujdes e maturi, për të bërë çmos që Kosova të mos humbasë përkrahjen e perëndimit.
    Vërej se si në Europë ashtu edhe në SHBA politikanë të lartë ndonëse e njohin pamvarësinë, vazhdojnë ta quajnë Kosovën “Kosovo” ashtu siç e quajnë serbët.
    Në dukje një detaj i vogël, por që tregon shumë.

  5. Jam kurioz të di se cili ka më shumë ndjekës sot, Luiz Ejlli apo Sali Berisha?

    Ndërsa Saliun, si morr do e kemi mes nesh edhe për ca kohë, ambasadorja Kim largohet këto nga kryeqyteti ynë. Fatmirësisht, pozicioni i ri në të cilin ajo është emëruar si zëvendës-ndihmëse e sekretarit amerikan të Shtetit do e mbajë atë vazhdimisht të interesuar e të informuar më së miri për Shqipërinë.

  6. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *