• |
ide | kryesore

Në garë me kohën/ Kërkimi për nëndetësen e zhdukur është në fazë vendimtare

Lajme, Planet
5



Kërkimi për nëndetësen e humbur Titan në Oqeanin Atlantik ka hyrë në fazën më kritike, pasi ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për ta lokalizuar përpara se të mbarojnë furnizimet me oksigjen. Nëndetësja ishte zhytur në thellësi me furnizime me oksigjen vetëm për 96 orë. Ajo ka humbur ndërsa ka humbur kontaktet që nga e diela, duke bërë që mëngjesi i sotëm (e enjte) në SHBA të jetë dita e fundit kur mund të shpëtohen pesë personat në bord.

10 anije shtesë dhe disa nëndetëse të tjera do t’i bashkohen kërkimit sot. Kjo nënkupton një dysishim të flotës që po merr pjesë në këtë operacion. Megjithatë, ekipet kanë pranuar se nuk e dinë ende vendndodhjen e nëndetëses. Ata as nuk kanë mundur të lokalizojnë zhurmat të cilët janë dëgjuar gjatë së martës dhe së mërkurës. Të mërkurën, Roja Bregdetare e SHBA zgjeroi zonën e kërkimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *